Fatos Ylli, dardha nën dardhën Kahreman Ylli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Rrallë ndodh që djali ti ngjajë, apo edhe t’ia kalojë të atit, për nga vlerat intelektuale dhe profesionale njëkohësisht. Përjashtim bën Fatos Ylli, djali i Kahraman Yllit. Kahreman Ylli, një personalitet “high profile” në historinë e Shqipërisë u diplomua në Francë për pedagogji dhe mori pjesë në rezistencën e Luftës së Dytë Botërore me një idealizëm që pak e kuptojmë sot.

Ai ishte pjesë e nomeklaturës komuniste gjatë regjimit komunist si ministër Arsimi, si themelues dhe rektor i univeristetit të Tiranës por edhe autor i sa e sa reformave në arsimin shqiptar, nga të rrallat punë të mira që mund t’ia njohim atij regjimi. Megjithatë, Kahreman Ylli kurrë nuk u anatemua dhe kurrë nuk u akuzua nga dikush për ndonjë krim, abuzim me pushtetin dhe detyrën. Ai vetëm i dha shtetit shqiptar. Ai harxhoi pasurinë e vet nga familja e madhe Ylli, më e njohura dhe më e pasura në Skrapar, për shtetin shqiptar, por i dha vendit edhe nga mendja e tij erudite. Dhe në fund vdiq pothuajse i dënuar dhe i denigruar politikisht. Çfarë nuk i sajuan për ta poshtëruar, por ai nuk bëri kurrë kompromis me parimet e veta. Kurrë nuk mori në jetë atë që meritonte dhe më armën me të fortë, modestinë, u nda nga jeta i mënjanuar dhe i pavlerësuar. I biri i tij Fatos Ylli është padyshim një nga shkenctarët e rrallë që ka aktualisht Shqipëria. Edhe Fatosi është diplomuar në Francë si i ati, por për Fizikë dhe prej vitesh punon në Institutin e Fizikës Bërthamore dhe profesor në Universistet. I njëjtë si ati, me shumë dije, por shumë modesti, profesor Fatos Ylli është një dardhë nën pemën e Kahreman Yllit. Sa shumë nevojë ka Shqipëria për këta njerëz por sa pak i vlerëson. Për mua ishte kënaqësi që e takova dhe konsumova goxha kohë me të. Krenar që im gjysh, Muharrem Qafoku, e kishte mik të atin e tij, Kahreman Ylli, një miqësi që e kishte zanafillën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe për mua mbetet kënaqësi që pas më shumë se 8 dekadash nga ajo miqësi unë u takova me të birin.

Të fundit

Kur ta pranoni dhimbjen tuaj, do të mësoni të kujdeseni për veten

Lotët shpesh përjetohen si armiq, diçka për t’u mbajtur ose fshehur, të shoqëruara me dhimbje. Megjithatë, janë shprehje e...

13 maj 1917/ Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Zonjës së Fatimas, në Portugali

Mrekullia e Diellit e njohur gjithashtu si mrekullia e Fátimës, është një seri ngjarjesh që raportohet se kanë ndodhur mrekullisht më 13 tetor 1917,...

Origjina e Kamo’oalewa, ” pothuajse-hëna” e Tokës është zbuluar

Unë studioj një udhëtim të ri, në Kamo'oalewa, i cili filloi nga krateri hënor Giordano Bruno. Do të ishte konfirmim që asteroidi është një...

Greta Lena, dashuria për punën dhe shpirti i sakrificës..!

Nga Pandeli Bardhi  Bashkuar këto edhe me zëmrën bujare  “të lindur”, e bëjnë atë që shërbimi ndaj qytetarëve  dhe rezultatet  në punë, të flasin...

Rishikimi i Spacey Unmasked – shumë më tepër se një ekspozim

Dhjetë burra, duke përfshirë një boksier dhe një ish-marinist, bëjnë akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër yllit që dikur ishte dinamit në arkë....

Lajme të tjera

Web TV