“Lajthitja” e Metës,/ Analisti: LSI mori tatëpjetën që kur Iliri ra në grackë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ben Andoni është shprehur se Partia e Lirisë është një forcë politike që ka konfuzion lidhur me ideologjinë e vetë.

Andoni tha gjithashtu se Meta ra në grackën e kryeministrit Edi Rama kur u zgjodh President i Republikës dhe që nga ai moment sipas tij, PL filloi rënien.

Problemi më i madh ka qenë në momentin që LSI u shndërrua në PL. Duhet të nisemi nga premisa logjike, për të shkuar në sensin si po artikulon Meta. LSI ka bërë gjetjen më të jashtëzakonshme nga partitë tona. Sepse i kushtohej fateve të vendit. Gjatë monopolizimit të pushtetit nga Meta dhe bashkëshortja e tij, jo vetëm që e tejkaluan partinë e tyre, por e kthyen në simbol të familjes. Momenti i shndërrimit erdhi në një moment që Shqipëria është e paintegruar”, tha Andoni.

Më tej, Andoni theksoi se Meta përdori në mënyrë të shëmtuar Vojo Kushin, një nga heronjtë e luftës nacional-çlirimtare dhe nga ana tjetër shkoi poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas analistit, ka mbajtur peng për 32 vite luftën nacional-çlirimtare.

Nuk mund t’i vendosësh një devizë partisë dhe të kalosh në një cak tjetër. Qasje të tilla shkojnë paralel me qasjen e forumeve. PL ka pjesën më konfuze të ideologjisë së vetë. Një parti që e përdor Vojo Kushin siç e përdor Meta. Shkon poshtë ballkonit të një njeriu që për 32 vite ka mbajtur peng datën e çlirimit. Dhe me luftën antifashiste ka probleme të jashtëzakonshme. Një nga kreditet e LSI ndryshe nga PS ka qenë se kanë qenë shumë konsistent për luftën dhe respektin ndaj saj dhe të shkosh te një person që jo vetëm i ka rehabilituar një pjesë të kolaboracionistëve, por nga ana tjetër… Pra është i paqartë nga ana ideologjike. Meta deri në momentin që u bë president ra në grackën e Ramës”, u shpreh Andoni./   S.M

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV