29 Prill 1945/ Adolf Hitleri martohet në bunker me Eva Braun, të nesërmen vetëvriten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eva Braun u njoh me Hitlerin, ndërsa punonte si ndihmëse e fotografit zyrtar të udhëheqësit nazist. Me origjinë nga një familje katolike e shtresës mesme, Braun takohej me Hitlerin jashtë vëmendjes se publikut, ndërsa zbavitej në kohën e lirë duke u marrë me ski dhe not.

Ajo nuk pati asnjë ndikim të dallueshëm në karrierën politike të Hitlerit, por siguroi një lloj familje në jetën e diktatorit. Besnike deri në fund, ajo refuzoi të largohej nga bunkeri i Berlinit

i varrosur nën kancelarinë e Rajhut, teksa rusët po afroheshin.  Çifti u martua vetëm disa orë para se të dy të kryenin vetëvrasje.

Ndërkohë në të njëjtën ditë të apo atij viti, trupat amerikane çliruan kampin e përqendrimit në Dahau. Pesëqind trupat gjermane që ruanin kampin, u asgjësuan brenda një ore, disa prej tyre edhe nga të burgosurit. Amerikanët u shokuan nga ajo që ata panë me sy, duke përfshirë grumbuj të mëdhenj kufomash kockë e lëkurë, të gjetur në vagonët e trenave si dhe pranë krematoriumit.

Në kamp u gjetën 33.000 të mbijetuar,  ku vetëm 2.539 prej tyre ishin hebrenj.

Dahau, rreth 12 kilometra në veri të Mynihut, ishte kampi i parë i përqendrimit i ndërtuar nga regjimi nazist, vetëm 5 javë pasi Hitleri erdhi në pushtet. Të paktën 160.000 të burgosur kaluan nëpër kampin kryesor, dhe 90.000 të tjerë përmes 150 degëve të shpërndara në të gjithë Gjermaninë Jugore dhe në Austri. Të paktën 32.000 të burgosur vdiqën nga kequshqyerja dhe keqtrajtimi, ndërsa shumë të tjerë u transportuan në dhomat e gazit në Aushvic.

Kalendar

29 Prill 1916 – Kryengritja e Pashkëve:Pas 6 ditëve luftimesh, udhëheqësit rebelë irlandezë u dorëzohen forcave britanike në Dublin.

Lexo edhe :  Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

29 Prill 1946 – Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar për Lindjen e Largët mblidhet, dhe akuzon ish- Kryeministrin e Japonisë Hideki Tojo dhe 28 ish udhëheqës  japonezë për krime lufte.

29 Prill 1974 – Skandal Uotergejt:Presidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon, njofton publikimin e transkripteve të redaktuara të regjistrimeve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me skandalin.

29 Prill 1997 – Hyn në fuqi Konventa e Armëve Kimike e vitit 1993, duke nxjerrë jashtë ligjit prodhimin, magazinimin dhe përdorimin e armëve kimike nga ana e nënshkruesve të saj.

29 Prill 2011 – Zhvillohet në Ëestminster Abbey në Londër, dasma e Princit Ëilliam dhe Catherine Middleton.

29 Prill 2013 – Një shpërthim i fuqishëm ndodh në një pallat në Pragë të Çekisë, duke plagosur 43 persona. Nga hetimet rezultoi se ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV