Angazhohen mbi 1600 efektivë/ Zbardhet plani i masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një takim në Sheshin Skëndërbej ka folur mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit.

Balla ndër të tjera tha se viti 2023 është mbyllur me 0 incidente fatale për turistët e huaj dhe kjo statistikë duhet të ruhet edhe gjatë këtij sezoni të ri.

Për këtë Balla tha se në zonat turistike do të jenë të angazhuar mbi 1600 efektivë, ndërsa për pak ditë do të jenë gati 6 stacione të reja policore, në pikat ku pritet të ketë fluks.

Balla: Kam shkuar në të gjitha pika e kalimit dhe i kam kërkuar çdo punonjësi policie ta shohë veten si kontakti i parë dhe i fundit për vizitorët.

Shifrat e muajve të parë, shërbejnë për të dëshmuar se turizmi në Shqipëri, po gjithnjë e më shumë vjetor.

Pamje e këtij sheshi (Sheshi Skëndërbej) është konfirmimi gjithnjë e më shumë e një Shqipërie turistike.

E kemi mbyllur 2023 me 0 incidente fatale për turistët  huaj, duhet të bëjmë të pamundurën që këtë statistikë ta mbajmë edhe këtë sezon.

Policia e Shteti ka gati një plan të madh masash që shtrihet në të gjithë territorin.  Për cdo drejtori, apo njësi të policisë, nga kufiri të policia rrugore duhet të bëjmë gjithçka ti sigurojmë cdo pushuesi pushime të qeta dhe të sigurta.

Gjatë vitit 2023 kemi pasur 500 operacione kërkim shpëtimi dhe këtë vit do duhet të jemi gati për rreth 700 raste të tilla.

Pas pak ditësh do të jenë gati 6 stacione të reja policie në zonat ku pritet të ketë fluks të shtuar turistësh.

Në zonat turistike gjatë këtij sezoni do të jenë të angazhuar më shumë se 1600 efektivë policie.

Në dispozicion të forcave do të jenë 208 mjete. Një sfidë e madhe që duhet fituar mbetet parandalimi i ndotjes akustike./E.T

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Zyrtare/ Mauricio Pochettino e mbyll me Chelsean pas vetëm një sezoni

Mauricio Pochettino dhe Chelsea kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni. Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV