Hipotiroidizmi, simptomat tek femrat që duhen njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hipotiroidizmi është një sindromë që shfaqet si pasojë e mungesës së hormoneve të tiroides, sepse tiroidja nuk prodhon aq sa duhet për të plotësuar nevojat e të gjitha indeve. Mosbalancimi krijon dëmtime në të gjithë trupin. Simptomat e hipotiroidizmit tek femrat, subjektet më të prekura dhe tek meshkujt janë të ndryshme. Njohja e tyre lejon një diagnozë të hershme dhe marrjen e të gjitha trajtimeve të dobishme për t’u përmirësuar.

Hipotiroidizmi në fazat e hershme, në shumicën e rasteve, nuk shfaqet me simptoma të dukshme, të cilat bëhen të tilla me përparimin e sëmundjes. Sindroma mund të shkaktohet nga sëmundje autoimune si tiroiditi Hashimoto, heqja e tiroides me operacion, terapia me jod radioaktiv, përdorimi i disa medikamenteve. Por hipotiroidizmi mund të jetë edhe një sindromë kongjenitale, e pranishme tek individi që në lindje, nga problemet me gjëndrën e hipofizës, nga mungesa e jodit apo nga shtatzënia.

Simptomat e hipotiroidizmit

Siç u përmend më herët, në fazat e hershme simptomat nuk janë të dukshme, por ndërsa mungesa e hormoneve tiroide përparon, mund të vërehen:

Lodhje

Përgjumje e tepërt

Ndjeshmëria ndaj të ftohtit

Ënjtje e fytyrës dhe qepallave

Lëkurë e thatë dhe zbehje

Dobësi

Ngërçe të muskujve

Zë i ngjirur

Kolesterol i lartë në gjak

Flokë të brishtë dhe të hollë

Ritëm i ngadaltë i zemrës

Akumulimi i lëngjeve nënlëkurore

Depresion

Probleme me memorien

Çfarë duhet të bëni në rast të hipotiroidizmit?

Sindroma, e cila diagnostikohet me analizat e gjakut që matin nivelet e TSH dhe hormoneve të tiroides, si FT4, dhe me ultratinguj të tiroides, mund të kurohet thjesht duke i dhënë hormonit të tiroides L-tiroksinë nga goja, për të kompensuar çekuilibrin që krijon hipotiroidizmi. Është thelbësore të gjesh dozën e duhur. Gjithashtu është e nevojshme të bëhen kontrolle vjetore, pasi doza mund të ndryshojë gjatë jetës së pacientëve.

Lexo edhe :  Ja lista me sëmundjet që qëllimisht nuk trajtohen dhe arsyet pse

Burimi: donnad.it

Të fundit

Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin...

Endri Xhafo: Escobar dha mesazhin e qartë për Berishën, SHBA nuk e duan

Gazetari Endri Xhafo në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një...

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’

Para finales së madhe më 25 maj, Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i...

Kërkon të lerë qelinë, GJKKO jep vendimin për Blerand Kozicit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në atë të arrestit të shtëpisë...

‘Çmendet’ nga xhelozia/ 55-vjeçari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San...

Lajme të tjera

Web TV