SONDAZHI/ Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Pas protestave opozitare para Bashkisë Tiranë, të udhëhequara nga eksponentë kryesorë të partisë së Berishës dhe të partisë së Metës, JAVANEWS më kërkoi t’i zhvilloja një sondazh, ku të testoja sa vota do të merrte sot Veliaj përballë një kandidati të secilës parti respektive. Sondazhin e zhvillova gjatë fundjavës, duke dërguar një SMS me linkun e pyetësorit tek banorë krejt të rastësishëm në territorin e Bashkisë Tiranë.

Kampioni i sondazhit përbëhej nga 1254 banorë të rritur, të shpërndarë proporcionalisht në të gjithë territorin e bashkisë. Kampioni u ripeshua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, në mënyrë që ta përfaqësonte sa më mirë popullsinë e rritur të Bashkisë Tiranë. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor të sondazhit rezultoi plus minus 3.1%.

Nga sondazhi doli se në një përballje hipotetike zgjedhore mes Veliajt dhe një kandidati të partisë së Berishës, sot 52% e zgjedhësve tiranas nuk do të merrnin pjesë në votim (vjet më 14 maj, nuk morën pjesë në votim 48% e zgjedhësve të këtushëm tiranas). Ndër ata që do të merrnin pjesë sot në zgjedhje, ndjeshëm më shumë se gjysma do të votonin për Veliajn.

Konkretisht, nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se sot do të votonin për Veliajn rreth 160 mijë tiranas. Kurse për kandidatin e partisë së Berishës, do të votonin rreth 120 mijë (shihni Grafikun 1 më poshtë).

Në një përballje hipotetike zgjedhore mes Veliajt dhe një kandidati të partisë së Metës, sot plot 62% e zgjedhësve tiranas nuk do të merrnin pjesë në votim (vjet më 14 maj, nuk morën pjesë në votim 48% e zgjedhësve të këtushëm tiranas). Ndër ata që do të merrnin pjesë sot në zgjedhje, goxha më shumë se gjysma do të votonin për Veliajn.

Lexo edhe :  Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Konkretisht, nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se sot do të votonin për Veliajn rreth 160 mijë tiranas. Kurse për kandidatin e partisë së Metës, do të votonin vetëm 60 mijë (shihni Grafikun 2 më poshtë).

Nga analiza e detajuar e të dhënave të hollësishme të sondazhit, rezulton se pothuaj të gjithë simpatizantët e Metës do të votonin për një kandidat të partisë së Berishës. Nga ana tjetër, vetëm 1/3 e simpatizantëve të Berishës do të votonin për një kandidat të partisë së Metës.

Të fundit

Ja lista me sëmundjet që qëllimisht nuk trajtohen dhe arsyet pse

Ekonomia vendase nuk ka vuajtur ndonjëherë për shifrat. Rikuperimi pas goditjeve ka qenë i shpejtë dhe treguesit e rritjes...

Monedhat e huaja në krizë/ “Ngrin” euro, paundi në rënie, kursi i këmbimit 21 Maj 2024

Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.8 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Pasuese e Berishës? Argita e pranon dhe ‘fik’ Bardhin: Gati për çdo pozicion në PD!

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë...

“Kur e takova spo më njihte”, Françeska flet për takimin më djalin pas daljes nga BBV

Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finalen E Big Brother Vip, pasi ish-banorja u eliminua prime-n e kaluar vetëm një hap...

Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen ‘Berisha’ në Strasburg

Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin...

Lajme të tjera

Web TV