30 Prill 1966/ “Kisha e Satanit” organizata fetare themelohet në San Françisko të SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kisha e Satanit është një organizatë fetare, e përkushtuar ndaj Satanizmit. Ajo u themelua në Shtëpinë e Zezë në San Françisko nga Anton Szandor Lavey, i cili ishte drejtues deri në vdekjen e tij më 1997. Në vitin 2001, në pozitën e kryepriftit u emërua Peter H. Gilmore, dhe selia e kishës u zhvendos në Hell’s Kitchen në Manhatan të Nju Jorkut.

Kisha nuk beson tek Djalli, dhe as në konceptin e krishterë apo islamik të Satanit. Kryeprifti Gilmore i përshkruan anëtarët e tij si ”ateistë skeptikë”, që kanë përqafuar rrënjët hebraike të fjalës “Satan”, si “kundërshtarë”. Kisha e sheh Satanin si një personazh pozitiv që përfaqëson krenarinë, individualizmin dhe iluminizmin, dhe si një simbol i sfidës kundër besimeve abrahamike të cilat La Vey i kritikonte, për atë që ai e cilësonte si shtypje të instinkteve natyrore të njerëzimit.

Anëtarësia në Kishën e Satanit, është e përbërë nga dy nivele:anëtarësia e regjistruar, dhe anëtarësia aktive. Anëtarët e regjistruar, janë ata që zgjedhin të bashkohen në një nivel formal, duke paraqitur formularin dhe paguar tarifën e regjistrimit.

Anëtarësimi aktiv, është në dispozicion të atyre që dëshirojnë të marrin një rol më aktiv në organizatë, dhe janë subjekt i përfundimit të një aplikacioni më gjithëpërfshirës.  Organizata nuk bën publike shifrat zyrtare të anëtarëve.

Kisha e Satanit kryen ritualet e martesave, funeraleve, dhe shërbime pagëzimi për anëtarët. Ceremoni të tilla kryhen nga një anëtar i priftërisë së kishës. Kisha mban një qëndrim purist ndaj Satanizmit siç shprehet nga Lavey, duke refuzuar legjitimitetin e ndonjë organizate tjetër që pretendon të jetë Sataniste.

Kalendar

30 Prill 311 – Përfundon persekutimi i të krishterëve në Perandorinë Romake.

30 Prill 711 –Trupat maore të udhëhequra nga Tarik ibn Zijad fillojnë pushtimin e Gadishullit Iberik. Ky territor, nën emrin arab Al-Andaluz, u bë Emirat dhe pastaj Kalifati i Kordovës për disa qindra vjet.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

30 Prill 1492 – Spanja autorizon Kristofor s Kolombin për të nisur ekspeditën e tij në botën e re.

30 Prill 2004 – Mediat amerikane, publikojnë foto grafike të ushtarëve amerikanë që abuzojnë dhe i poshtërojnë seksualisht, të burgosurit irakianë në burgun e Abu Graibit.

30 Prill 2008 – Autoritetet ruse konfirmojnnë se dy mbetje skeletore të gjetura pranë Jekaterinburgut janë eshtrat e Alekseit dhe Anastasias , dy prej fëmijët e Carit të fundit të Rusisë, të cilët u ekzekutuan nga bolshevikët.

30 Prill 2009 – Shtatë civilë dhe autori i masakrës vriten dhe dhjetë të tjerë plagosen në një paradë të Mbretëreshës në Apeldoorn, Holandë, gjatë një tentative për vrasjen e Mbretëreshës Beatrix.

Të fundit

Babi Lui merr sërish vëmndjen e të gjithëve, ja ç’ka bërë kësaj here (Foto)

Ardhja e Luna Marias në jetë ka sjellë edhe një ndryshim drastik në gjërat materiale të fituesit të edicionit...

Balla ‘përvojë spanjolle’ për policinë rrugore, kamerat e trupit Live për ngjarjet

Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore. Gjatë një...

Katër vite nga shembja e Teatrit/ Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës

Katër vite pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti i Partisë së lirisë, Ilir meta, në një postim në Facebook shkruan se ende...

Harrojeni martesën për vitin e ardhshëm nëse i përkisni këtyre shenjave

Ju duhet më shumë kohë për të njohur më mirë partnerin tuaj, ose ndoshta personi me të cilin jeni në një lidhje tani nuk...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përfundon mbi trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Lajme të tjera

Web TV