Saktësisht, ja sa sekonda duhen për të larë fytyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastrimi i fytyrës duket si një proces rutinë, por nëse bëhet sipas kohës së duhur mund të jetë transformues për efektet që sjell në lëkurë. Fokusi këtë herë nuk është te pastruesit që përdorni apo locionet larës, por te larja e fytyrës.

Duhen plot 60 sekonda që ky proces të jetë efektiv. Dermatologët ndryshe e quajnë “pastrimi 60 sekondësh”, pra jo vetëm një shpëlarje e shpejtë e fytyrës, por këshillohet që të kaloni një minutë duke masazhuar lëkurën dhe larë më pas me ujë apo sapun.

“Njerëzit që e praktikojnë këtë teknikë po shohin ndryshime pozitive në lëkurë duke i kushtuar më shumë vëmendje pastrimit dhe larjes së lëkurës. Përmirësimet vijnë që me heqjen më efektive të grimit, papastërtitë e ditës si pluhuri apo vaji që prodhon vetë lëkura etj,” thotë dermatologia Kellie Reed.

Një larje më e gjatë do të thotë më shumë mundësi për të pastruar plotësisht lëkurën nga yndyra dhe papastërtia e tepërt dhe si rezultat përbërësit aktivë e kanë të pamundur të depërtojnë në lëkurë.

Por në varësi të lëkurës, rritja e kohës së larjes mund të çojë edhe në lëkurë të thatë. Nëse shihni që lëkura është më e ashpër dhe e tendosur pas larjes, ndoshta kjo teknikë nuk është e duhura për ju. Në këtë rast, përdorimi i një pastruesi më të butë ose ulja e kohës së larjes së lëkurës është kompromisi më i mirë./E.Ç

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV