Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar (referuar sasisë së importeve dhe çmimeve të drithërave nga doganat), por në tregun e brendshëm, buka dhe produktet e brumit shënuan rritje të mëtejshme të lehtë gjatë muajit mars, raportoi INSTAT.

Të dhënat mbi inflacionin tregojnë se, çmimi i bukës dhe drithërave në vendin tonë u rrit në muajin mars 2024 me 1.5% më shumë se në marsin e vitit 2023.

Sipas të dhënave nga doganat, një kilogram drithë në mars 2023 është importuar me vlerë 63 lekë, ndërsa në mars 2024 me vlerë mesatare 36 lekë për kilogram, ose 42% më pak. (shiko tabelën e mëposhtme).

Ky shembull tregon se tregu shqiptar nuk është elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kur çmimet rriten, ato reflektohen menjëherë në tregun e brendshëm në një masë më të lartë se tregu ndërkombëtar, por kur uljet ndodhin, ato nuk reflektohen.

Në vitin 2022, çmimet e bukës e drithërave u rritën ndjeshëm me 20% si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit nga sulmet e Rusisë në Ukrainë. Më pas Çmimet kanë vijuar të rriten sërish, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, ndonëse tregu global u qetësua. (shiko grafikun e inflacionit).

Prodhuesit e bukës ankohen vazhdimisht për rriten e kostos në tregun e brendshëm për fuqinë punëtore sidomos, por çmimet e lëndës së parë që krijojnë koston më të madhe të aktivitetit janë përgjysmuar.

Importuesit përveç rënies së çmimeve në tregun ndërkombëtar janë duke u favorizuar edhe nga rënia e euros që ka çuar në rritje ekstra të fitimeve të tyre.

Çmimet e ulëta të drithit kanë rritur importet gjatë tremujorit 2024. Grosistet janë duke kryer furnizime me çmim të lirë, por nga konsumatorët nuk janë duke përfituar. Tregjet e vendit vuajnë nga rregullimi dhe mbikëqyrja si në drejtim të çmimeve dhe sigurisë ushqimore.

Lexo edhe :  SKEMA E RE/ Mënyra e vetme për të përfituar pension për ata që nuk figurojnë në regjistra

Vitin e kaluar u importuan 287 mijë tonë drithë, me rritje vjetore 19%. importi i drithërave ka qenë në ulje gjatë dekadës së fundit, për shkak të tkurrjes së popullsisë dhe plakjes së saj.

P.sh., në vitin 2023, importet e drithërave ishin 21% më të ulëta se në vitin 2020. Por vitin e kaluar importi i këtij produkti u ringjall, pas një rënie të mprehtë në vitin 2021, ku pati shumë prodhim vendas nga frika se lufta në Ukrainë mund të sillte mungesa në tregjet ndërkombëtare.

Mbjellja e grurit u rrit në vitin 2021, e nxitur edhe nga qeveria, por kur nisën korrjet, çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë aq shumë, sa një pjesë e madhe e prodhimit vendas mbeti stok në magazina, ose shkoi në vete- konsum, duke sjellë rënie të importit.

Por këtë vit importet e drithërave janë rigjallëruar edhe më shumë, për shkak të çmimeve të lira dhe pritjeve për rritje të konsumit për shkak të rritjes së numrit të turistëve./Monitor

Të fundit

Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri tashmë është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto...

Prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe

Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në sera ka hyrë në kulmin e...

Fjoralba Ponari shpërthen në lot, zbulon dëshirën e nënës së saj të ndjerë

Mbrëmja e kaluar në Ferma VIP ishte plot emocione dhe lot. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga takoi nënën e saj në “Ferma Vip”, moment ky që preku...

E fundit/ Toni Kroos njofton tërheqjen nga futbolli pas Europianit të këtij viti

Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit. Me anë...

Fshati zviceran “kopjon” Venecian/Vendos tarifë për vizitorët për shkak të turizmit masiv

Ndërsa Venecia vendosi një tarifë prej 5 eurosh për turistët që kërkojnë të shohin qytetin, një fshat i njohur në Alpet zvicerane po kërkon...

Lajme të tjera

Web TV