Shkëndija dashurie, Diola Dosti: Për herë të parë vendosa të ndjek zemrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diola Dosti sapo është kthyer nga pushimet ekzotike në Bali, Indonezi, nga të cilat ka postuar video e foto fantastike, plot ngjyra e natyrë, pa harruar të ndajë edhe këshillat e saj me ndjekësit. Megjithatë, këshillat nuk kanë qenë e vetmja gjë që janë bërë pjesë e postimeve.

Prej pak kohësh, nutricionistja po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. Në bisedën në “Rudina” në Tv Klan, ndërsa flet me sytë që i ndrijnë, Diola e përshkruan si një surprizë të paparashikuar.

Njohja e tyre ka ndodhur në koncertin e Vesa Lumës, ku krejt rastësisht karriget e tyre ishin pranë dhe duket se kjo afroi edhe zemrat.

Diola Dosti: Sigurisht. Zhvilluam një lloj bisede që kishin kaluar 4 orë dhe nuk e pamë, jemi takuar në orën 8 dhe vajti ora 12, pamë që thjesht koha kishte fluturuar. Në atë koncertin e radhës që mbahej në Gjakovë për 17 shkurtin dhe aty më duket që ishte ajo shkëndija më e fortë. Ishte madje një moment shumë i bukur që askush nuk po kërcente dhe u çuam vetëm ne të dy dhe më thotë që “shiko tek ai ekrani aty na kanë kapur vetëm neve” dhe unë shikoja vetëm Erolldin dhe s’më interesonte, shikoja vetëm ‘blur’ pjesën tjetër, nuk shikoja asnjë lloj gjëje. Aty e kuptova, thashë Diola, po ndodh një gjë e madhe dhe thjesht e kam lënë veten, se unë gjithmonë në këto raste kam qenë shumë e tërhequr, kam menduar në forma të ndryshme, por për herë të parë vendosa të ndjek zemrën./E.Ç

Të fundit

Ngjela zbulon çfarë fshihet pas Dosjes Britanike që i çuan Berishës: Nëse nuk ka prova…

Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për...

Turbulencat e forta goditën aeroplanin/ Pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente

Turbulencat e forta kanë goditur një aeroplan të Singapore Airlines që udhëtonte nga Londra në Singapor, duke lënë të paktën një person të vdekur...

Me AI, 218 mijë punonjës në rrezik, Fpa: 57% shumë të ekspozuar ndaj teknologjisë së re

Sektori publik është i ndikuar fuqishëm nga adoptimi i inteligjencës artificiale me afërsisht 57% të punonjësve, afërsisht 1.8 milionë punëtorë, të cilët do të...

‘Welcome Lord Cameron!’/ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë

irana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të tij Caremon do të ketë...

Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?

Një nga gjërat më të komentuara në këtë Big Brother kanë qenë veshjet luksoze me çmime marramendëse të Françeskës. Krahas thashethemeve në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV