Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2024, disa prej tyre janë realizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen.

Sipas “Mirror”, ndonëse Baba Vanga vdiq më shumë se 25 vjet më parë, gruaja bullgare bëri parashikime që janë duke u konkretizuar edhe sot e kësaj dite. Ndërsa ajo u verbua në fëmijëri, kishte një aftësi për të bërë parashikime në mënyrë të frikshme, mes të cilave edhe 11 shtatorin dhe Brexit .

Një nga parashikimet e saj për vitin 2024 ishte rreth krizës ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, e sipas “Mirror”, këtë vit u pa një rënie e PBB-së me 0.3 për qind më shumë se sa pritej në tre muajt e fundit.

Një tjetër nga parashikimet e saj ka ndodhur, ai që lidhet me kushtet e tmerrshme të motit, pasi britanikët u zgjuan këtë mëngjes pas një nate me stuhi të forta, disa thanë se dukej “si një shpërthim bombe”.

Gjatë natës u raportua se kishte vetëtima të forta, ndërsa bubullimat tronditën shtëpitë e njerëzve, duke i lënë pa gjumë. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi natyrore, Baba Vanga kishte një vizion që këtë vit do të ketë ngjarje të tmerrshme moti dhe fatkeqësi natyrore.

Sipas parashikimit, do të ketë një ndryshim të orbitës që zakonisht ndodh për një periudhë të gjatë. Megjithatë, nëse kjo ndodh për një periudhë të shkurtër, mund të shkaktojë probleme.

Në një deklaratë nga Zyra e Meteorologjisë britanike thuhet: Në zonat e prekura nga stuhia, shiu i dendur i shoqëruar nga vetëtima të shpeshta ka të ngjarë që të bjerë 25 deri në 30 mm në 1 ose 2 orë në disa vende dhe ndoshta deri në 50 mm, si dhe mund të ketë edhe breshër./    S.M

Të fundit

Megaoperacioni me urdhër të SPAK-ut, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, aps megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste, ky i...

A është vërtet i dëmshëm për mirëqenien përdorimi i internetit?

Duket si një version i kundërt i asaj që kanë besuar njerëzit deri më sot! Pra, fakti që qëndrimi gjatë në telefon, iPad apo...

Operacioni i SPAK, shoqërohet Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit socialit

Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se është shoqëruar në polici edhe Elvis Ndreca, i cili është djali i xhaxhait të deputetit socialist...

PD: Qeveria shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror në 2023

Zëdhënësja e PD për Antikorrupsionin Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, denoncoi se qeveria shpenzoi shpenzoi 9.5 milion euro për...

Kumbaro në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë...

Lajme të tjera

Web TV