Largimi i të rinjve, Eurostat: Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trendi i largimit të të rinjve e ka renditur shqipërinë të 2 në botë për nivelet më të larta të emigracionit. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil mbi 64.215 shtetas shqiptarë nën 18 vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë të azilkërkuesve të kësaj grupmoshe në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Ndërkohë që vendi ynë ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Turqisë, vende që kanë një popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Flukset më të larta të emigrimit të 18 vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18 vjeç që kërkuan azil në një vend të BE-se, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve që braktisën vendin në atë kohë.

Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por t’i krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi.

Lexo edhe :  Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

Por më rëndësishmja është se, 18 % e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë./    S.M

Të fundit

“Plas” mes moderatorëve pas “shkarkimit për gafat” në emision/ E çove në zero…

Largimi i dy moderatorëve të emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, Ermal Qorrit dhe Valbona Mhillit, duket se ka nxitur...

5 orë para deputetëve, mesazhet pikante të Dumanit/ Nga kërcënimet te akuzat politike

Altin Dumani, kreu i SPAK, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ndërsa iu përgjigj për disa orë pyetjeve të ndryshme të deputetëve, që...

Lufta në Ukrainë e samiti i Paqes, Zelensky i telefonon Ramës

Presidenti i Ukrainës merr garancinë se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet më 15 - 16 qershor...

Britania e Madhe drejt zgjedhjeve të parakohshme? Mediat: Mund të mbahen më 4 korrik

Britania mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak pritet të njoftojë edhe datën e zgjedhjeve që me shumë...

Megi feston sot ditëlindjen dhe në mesin e gjithë urimeve, mungon ai nga partneri i saj

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë...

Lajme të tjera

Web TV