“Do shpërthejë mes familjeve”/ Karamuço: Tragjedia në Shkodër ka shumë sekrete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Karamuço tha se ngjarja është e mbushur me mister dhe enigma do të shtohet në ditët në vijim nëse nuk gjenden trupat e pajetë.Ai tha gjithashtu se kjo ngjarje ka ngjashmëri me rastin e Durrësit, ku fëmijët dyshohet se vranë të atin e tyre.

Sipas Karamuços, AMP po zhvilloh hetime paralele lidhur me këtë ngjarje, për punën e Policisë nga data 2-5.

“E ka shumë të vështirë mjekësia ligjore që të diferencojë shenjat e atyre që ka nga goditja kolezionet nënujore, me ato që mund të jenë bërë për shkak të dhunës. Pastaj pse do kishte dhunë ai ndaj fëmijëve, më shumë mund të ketë ndaj bashkëshortes sesa ndaj fëmijës.

Ka një hezitim për figurën e 31-vjeçarit. Edhe për shkak të backgraundit që ai ka, nuk japin shumë informacion, edhe nga Policia. Por di të konfirmojë diçka, që AMP po zhvilloh hetime paralele lidhur me këtë çështje. Sepse ka një pyetje se çfarë është bërë nga data 2-5 nga Policia për këtë çështje. A janë bërë kërkime? Hajde nëna, por janë 3 fëmijë. Të bëhet publike përshkrimi, këta nxirren dhe publikohen të gjithë edhe thuhet ‘popull këta rezultojnë të humbur, kush ka informacion….

Mendoj se të gjitha këto janë pjesë e një dinamike që fillon në familje, por tani është e vështirë të gjendet një përgjigje. Kjo çështje është shumë e rëndë, për të provuar fajësinë e bashkëshortit. Një nga shkaqet kryesore është kur ti merr hak duke futur këtu edhe pjesën më të shtrenjtë, që ai ta vuajë më shumë përveç vetes.

Lexo edhe :  Zotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i “Jasona Mërkurit” bosit shqiptar të kokainës

Por do të mbushen më shumë enigma edhe në ditët në vijim, përsa kohë nuk do gjenden trupat dhe do shpërthejë kjo mes familjeve çfarë kë bërë, si në rastin e Durrësit që ende nuk është zbardhur. Krimi brenda familjes familjes është i mbushur me mister dhe ka shumë sekrete brenda.”, tha Karamuço.   S.M

Të fundit

Xhensila nuk ndalet, këngëtarja vijon me “sulm” ndaj Bes Kallakut: Ah sa janë shtuar…

Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar”...

Rezoluta e PS për anti-korrupsionin/ Çfarë ndodh me drejtësinë dhe si do mbikqyret…

Kuvendi miratoi me votat e socialistëve të Edi Ramës rezolutën për luftën ndaj korrupsionit, e cila u kundërshtua nga opozita, ndërsa pjesa dërrmuese e...

Gjiknuri për komisionin e posaçëm antikorrupsion: Ka një lloj ironie…

Gjiknuri: Mënyra se si e tha Oerdi iku sot që marrin pjesë, por mbetet për t’u parë Duma: Ka marrëveshje? Gjiknuri: Koha do e tregojë, zhvillimet...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e...

“Parlamenti sot, teatër absurd”/ Bylykbashi: I rrezikshëm…

Robert Rakipllari: Kjo seancë sot që në dukje kishte një përplasje të madhe me akuza e kundërakuza, ishte një lloj komedie. Kishin një problem...

Lajme të tjera

Web TV