Tkurret stoku i pronave të pashitura, qytetarët orientohen drejt banesave me qera ditore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë koha që merr një pronë e listuar për t’u shitur rritet në rang vendi por ulet me dy muaj në kryeqytet.

Janë këto disa të dhëna nga raporti i stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të 2023-shit i publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Edhe pse sektori po një zgjerim të vazhdueshëm, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pronave të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria konstaton se trajektorja është e ndryshme krahasimisht me shifrat e paraqitura.

“Ne besojmë që nuk ka lëvizje kaq të forta. Nëse shikojmë nga viti në vit, Banka e Shqipërisë e konfirmon që është 3.2 përqind në përceptimin tonë, në realitet duhet të jetë pak më tepër”, tha Pipiria.

Por pse po vjen kjo kontradikte në shifra?

Një nga elementët mund të jetë se këto pronat në vitet më përpara mund të kenë dalë pak më të mbivlerësuara“.

Për Pipirian, rezulton se vitet e fundit me shtimin e kërkesës, qytetarët po i listojnë gjithnjë e më shumë banesat e tyre në tregun e banesave me qera ditore çka po reflektohet edhe në një rritje të çmimeve.

“Qeratë në Shqipëri janë rritur më shpejt se sa janë rritur çmimet sidomos gjatë 2023-shit. Kjo për shkak se shumë njësi u dogjën nga qerarë aftgjatë dhe u hodhën në qeranë afatshkurtër” shtoi ai.

Sipas të dhënave të raportuar numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për të disatin gjashtëmujor radhazi./   S.M

Të fundit

Saliu me Izetin, si Iliri me Monën!

Nga Frrok Çupi Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të...

Përfundon aventura me Barcelonën, reagon për herë të parë Xavi Hernadez

Pas mbylljes së eksperiencës si trajner i Barcelona-s, Xavi Hernandez ka sqaruar tifozët përmes rrjeteve të tij sociale për këtë ndarje. Në postimin e tij,...

Miliona klikime, Egla thyen rekordet e shikueshmërisë

inalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top...

Greqia pengesë për rrugën drejt BE? Mitsotakis: E pavërtetë!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin drejt integrimit europian. Në një intervistë të dhënë në podkastin britanik “The...

De la Fuente publikon listën e Spanjës për Europian, mbeten jashtë Asensio dhe Ansu Fati

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar këtë të hënë listën e Spanjës parapërgatitore për Europianin e Gjermanisë Euro 2024. Pas Italisë...

Lajme të tjera

Web TV