Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin Seeley, ekspert i gjumit dhe CEO i MattressNextDay thotë se ky është një fenomen i zakonshëm që ndodh gjatë kësaj periudhe të vitit.

“Një studim zbuloi se ne përjetojmë ndërprerjen më të madhe të gjumit në stinën e pranverës. Kjo ndodh për shkak se ne zgjohemi më herët dhe flemë më vonë dhe si pasojë, koha e gjumit është më e vogël,” thotë Seeley.
I njëjti studim zbuloi faktin se gjatë pranverës, koha jonë e gjumit reduktohet me 25 minuta. “Kjo mund t’i atribuohet prodhimit të melatoninës, një hormon që ju ndihmon të flini shpejt dhe që rregullohet nga drita dhe errësira. Kur ka më shumë dritë (si në pranverë dhe verë), ju nuk prodhoni aq shumë melatonin. Ndërsa, kur ka më pak dritë, ju prodhoni më shumë,” shton eksperti.

Kompania MattressNextDay analizoi 279,750 kërkime që lidhen me ëndrrat dhe sipas rezultateve, ëndrrat më të zakonshme që ndodhin në pranverë, sipas kërkimeve në Google janë këto 9 më kryesoret:

#1 Ëndrra për rënien e dhëmbëve

#2 Ëndrra që lidhen me shtatzëninë

#3 Merimanga në ëndërr

#4 Shihni veten sikur bini nga lartësitë

#5 Rënia e flokëve

#6 Zjarr në ëndërr

#7 Tradhtia mes partnerëve

#8 Ëndrra sikur po mbyteni

#9 Shihni sikur humbni njerëz të dashur, miq apo familjarë/E.Ç

Të fundit

Vizita në Athinë/ Mitsotakis presion Ramës: Ju kemi në dorë integrimin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë të dhënë për mediat maqedonase, ka dhënë një mesazh për kryeministri Edi...

Partia Demokratike në skaner një vit përpara zgjedhjeve

Nga ROLAND QAFOKU Jemi fiks një vit përpara zgjedhjeve të 11-ta parlamentare pas rënies së komunizmit dhe ndryshe nga çdo herë tjetër, një pjesë e...

Horoskopi, e hënë, 20 maj 2024/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kjo periudhë është e favorshme për të nisur projektet. Marsi në shenjë rrit pasionin. Rikuperimi është total, ata që duan të fillojnë një trajtim...

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim mbetur pak gjëra për t’u...

Lajme të tjera

Web TV