test

Berisha- emigrantëve: S’mund ta lejojmë Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme shpopullimin dhe ikjen masive të të rinjve nga vendi. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se përgjegjës për këtë sipas tij është Rilindja.

Sipas Berishës krahasuar me kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike, shifrat e emigrimit janë rritur ndjeshëm. Berisha shprehet se qeveria e Ramës sipas tij e ka boshatisur Shqipërinë. Ai shton se vendi ynë po përballet me shpopullimin apokaliptik të 35% të popullsisë në 10 vite, ndërkohë që Rama deklaron se Shqipëria është në ditët e saj më të mira.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur shqiptarë dhe shqiptare, në diasporë, emigracion dhe kudo që jeni. Flitet shpesh për rëndësinë e ndihmave, remitancave tuaja. Por nuk flitet aq sa duhet se këto remitanca janë vuajtje, gjaku, djersa, mundi dhe sakrificat tuaja. Sepse kjo ishte kosto që paguat kur morët përsipër largimin masiv nga dheu ynë në vitin 1991. Prandaj kur flitet për remitancat, ato nuk janë vetëm ndihma për të afërmit tuaja, ato janë një kontribut dashurie që i paguani Shqipërisë, sepse ndonëse keni ikur, keni ndërtuar jetët tuaja larg saj, ëndrra juaj vazhdon për një Shqipëri demokratike, për Shqipërinë, të bukurën e dheut.

Ëndrra vazhdon për një Shqipëri të integruar në BE. Ëndrra vazhdon për Shqipërinë që së bashku vizionuam 33 vite më parë. Një ëndërr kjo, që për hir të së vërtetës, në qeverinë e Partisë Demokratike, për të parën herë, u bë e prekshme. Propaganda e Edi Ramës, thotë se largim masiv të shqiptarëve ka patur edhe gjatë qeverisë së Partisë Demokratike. Por e vërteta është se ato vite, statistikat tregojnë një popullsi gjithmonë në rritje, ndonëse atë kohë njerëzit lëviznin lirshëm dhe vizat u liberalizuan.

Lexo edhe :  Berisha rimerr vulën, Basha “rinis” betejën

E vërteta është se në ato vite, shumë shqiptarë që ikën me eksode, po ktheheshin. Shqipëria ato vite ishte e populluar, e re në moshë, besimplotë, energjike, e etur për fitore. Ndërsa sot Shqipëria me Edi Ramën në krye është e boshatisur, e plakur, e topitur dhe e dorëzuar. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, në diasporë, emigracion dhe kudo që jeni, mos harroni se fjala shpopullim, kryefjala e ditëve të sotme, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në qeverinë e Partisë Demokratike. Por pas vitit 2013, njësoj sikur nga varri të ishte ngritur fantazma e Enver Hoxhës, një valë tjetër eksodi nisi për shqiptarët. Vala më e madhe në gjithë historinë e kombit shqiptar. Në 10-vjeçarin e Rilindjes, si një sëmundje e egër që rishfaqet, u përballëm sërish me pamjet e gomoneve dhe refugjatëve. U përballëm me numrin më të lartë të të rinjve që largohen, pas Sirisë. U përballëm me shpopullimin apokaliptik të 35% të popullsisë në 10 vite. Të gjitha këto, në një kohë që Edi Rama me tallje dhe përbuzje, thotë se Shqipëria është në ditët e saj më të mira./e.t

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV