Një kapitull i ri i shtohet ndarjes mes Chiara Ferragni dhe Fedez. Vila Matilda, rezidenca luksoze në liqenin e Komos e blerë nga familja Ferragnez as një vit më parë për pesë milionë euro, do të shitet. Lajmi, i përhapur fillimisht nga Selvaggia Lucarelli, po bën xhiron e internetit dhe po mbush faqet e gazetave italiane. Sepse Villa Matilda – një rezidencë në tre kate, me një pishinë dhe një park afërsisht 1000 metra katrorë – ishte shtëpia e ëndrrave të ish-çiftit.
Të dy e blenë atë në janar 2023 dhe kaluan fundjavën e parë familjare atje në korrik. Më pak se një vit më vonë, gjithçka ndryshoi. “Ëndrra e shtëpisë së madhe në Como të blerë as një vit më parë nga familja Ferragnez përfundon gjithashtu. Vila Matilda del në shitje. Vila është e aksesueshme nga liqeni”, shkruan Lucarelli në Instagram Stories. Ajo ishte e para që zbuloi skandalin e pandoros dhe sapo ka publikuar një libër të titulluar ‘Il Vaso di Pandoro’./E.Ç