test

Luksemburgu investon në shëndetësi, por nuk arrin reduktimin e numrit të duhanpirësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga vendet më të pasura në botë, që investon shumë në shëndetësi, sërish nuk arriti të reduktojë numrin e duhanpirësve.

Sipas të dhënave të fundit nga Fondacioni Kombëtar i Kancerit, deri në 27 për qind e Luksemburgasve pinë duhan dhe dy të tretat e tyre pinë duhan çdo ditë. Pothuajse një e katërta e atyre që konsumojnë duhan përdorin cigare (23 për qind), ndërsa 22 për qind pinë shisha dhe 17 për qind cigare elektronike dhe shumica e tyre janë nën moshën 25 vjeçare.

Fondacioni thotë se numri i të rinjve që konsumojnë vape është në rritje dhe se situata është alarmante.

Sipas të dhënave nga hulumtimi i kryer në një kampion prej 3,397 të anketuarve mbi moshën 16 vjeç, 36 për qind e të rinjve luksemburgas nën moshën 25 vjeç pinin vape vitin e kaluar. Kjo është një rritje drastike krahasuar me 21 për qind që ishte një vit më parë.

Luksemburgu ka cigaret dhe produktet më të lira të duhanit në Evropë.

Ministrja e Shëndetësisë, Martina Depre, ka paralajmëruar rritje të çmimit të cigareve, por nuk dihen detaje shtesë dhe as nuk ka pasur ndonjë aktivitet qeveritar në këtë drejtim deri më tani./kb

Të fundit

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e...

Lajme të tjera

Web TV