test

Sot finalja e Big Brother VIP 3, ja kush është banori më i votuar nga publiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e madhe e 25 majit ka mbërthyer publikun, duke pritur edhe shpalljen fitues të këtij edicioni, ku duket se përballja ka qenë edhe më e fortë.

Por veç lojës, një rëndësi të veçantë kanë pasur edhe rrjetet sociale, ku ‘lufta’ për ndjekës ka qenë e fortë. “Top Albania Radio”, si çdo javë, ka sjellë një përmbledhje të personazheve të këtij edicioni

Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 454 mijë. Që në javët e para, emri i tij spikati si një prej finalistëve. Megjithatë, aktori ka bërë që javë pas jave të jetë i përfshirë në debate dhe diskutime, duke u shndërruar shpesh në epiqendër të shtëpisë.

Ndonëse situata në shtëpi është gjithnjë dinamike dhe me shumë lëvizje për të, në “Instagram”-in e tij situata duket më e qetë. Duket se rritja është reale, duke qëndruar larg shifrave të fryra në rrjetet sociale që shumë konkurrentë të tjerë ka pasur.

Çifti Heidi dhe Romeo, ky i fundit ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 343K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 147 mijë. Bën habi fakti sesi Heidi javët e fundit ka kaluar Romeon në numrin e ndjekësve. Prej gati 1 muaji, Heidi është gjithnjë para Romeos me shtimin e ndjekësve në rrjetet e saj sociale, duke treguar se në këtë çift ajo është e preferuara e publikut.

Meriton Mjekiqi është rritur me plot 6 mijë ndjekës dhe tani numëron 341K. Javë pas jave, Meritoni ka pasur luhatje në “Intagram”- in e tij, ku shpeshherë rritja ka qenë shumë e lartë, e herë-herë shifrat kanë qenë minimaliste. Kujtojmë se javën e shkuar,

Lexo edhe :  Will Smith pretendon se ka parë një fantazmë: Ia mbatha nga hoteli

Ndërsa banorja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë është Egla Ceno, e cila ka shtuar plot 7.1K në “Instagram”. Prej më shumë se 1 muaji, aktorja kishte nisur të kishte humbje në rrjetin e saj sociale. Shpesh loja e saj e dhunshme është përkthyer edhe në braktisje nga fansat e saj. Por tashmë që finalja ka mbërritur, duket se ndjekësit kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për Eglën./kb

Të fundit

Presidenti i Shqipërisë mbështet Planin e Paqes për Ukrainën

Në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër, Presidenti i Shqipërisë mbështeti planin e propozuar nga Ukraina, duke theksuar...

“Të Bashkuar në Sakrificë dhe Mirësi”, krerët e shtetit mesazhe për Kurban Bajramin

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, politikanët shqiptarë u bënë bashkë për të uruar besimtarët myslimanë dhe për të përcjellë mesazhe të forta...

Politika qesharake në ditët e Evropianit

Nga ROLAND QAFOKU “Jam në Rinas. Po iki në Gjermani për ndeshjet”. “Jam në Gjermani për kombëtaren”. Nuk kam kohë. Rrezikoj të më ikë avioni”....

Leku ‘gropos’ euron, mësoni si këmbehen monedhat e huaja sot

Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 ekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 99.8 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV