test

“Më bën të besoj në magjinë e dashurisë”, Diola Dosti i bën dedikim biznesmenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Diola Dosti, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël me partnerin e saj.

Një ditë më parë ajo është diplomuar në nutricion, dhe me këtë rast partneri, biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu, ka organizuar një festë.

Diola ka postuar në “Instagram” një video duke kërcyer dhe kënduar me partnerin e saj.

Çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka munguar as një puthje pasionante mes tyre. Tashmë Diola ndihet e kompletuar me dashurinë dhe arritjet e saj profesionale, këtë ajo na e tregoi me dedikimin për partnerin e saj.

“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time. Faleminderit për çdo gjë dashuria ime”, ka shkruar ajo krahas videos me Erolldin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Disa muaj më parë çifti konfirmuan romancën e tyre të dashurisë, duke ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël./E.Ç

Të fundit

Meta rendit arsyet e divorcit me Kryemadhin: Çështja e mandatave, krim për popullin

Pas lajmit se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja  e tij Monika Kryemadhi, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir...

Temperatura deri në 41 gradë celsius, kush janë tre qytetet më të nxehta për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më...

Aplikacionet e takimeve pushtuan jetën time –i lashë ato dhe mësova të jetoj çastin

Anya Ryan   Rrëshqitni. Rrëshqitni. Rrëshqitni. Për një kohë po rrëshqita aq shumë sa mezi po mendoja. Aplikacionet e takimeve më kishin rrëmbyer gishtat, trurin dhe...

Putin e Kim një çifti i çuditshëm me një mision të dyfishtë

Nga Simon Tisdall   Ata bëjnë një çift të çuditshëm. Njëri është me fytyrë buzëqeshje dhe topolak. Tjetri është buzëhollë dhe mbytet shumë. Të dy janë...

Romantizmi rrugor, precedent me tabela e semaforë të mbuluar nga gjethet e pemëve

Nga Leonard Veizi   Në tërësinë tonë, ne si shtet vuajmë thellësisht nga sinjalistika rrugore. Udhëkryqet e paqarta dhe sinjalet e ndërruara pa rregull e bëjnë rrugëtimin...

Lajme të tjera

Web TV