Dieta e verës: Si të kthehemi në formë shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëgjojmë shpesh për dietën verore për të humbur peshë dhe për të përballuar më mirë “provën” e rrobave të banjës. Edhe pse nuk ka sezon të duhur apo të gabuar për të filluar të ndiqni një dietë, duke u kujdesur për shëndetin dhe trupin tuaj, stina e verës mund të përfaqësojë një mundësi shtesë për të motivuar veten dhe për t’iu përkushtuar ndjekjes së një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Mundësitë për të ushtruar aktivitet fizik jashtë hnë këtë periudhë janë vërtet të shumta në krahasim me stinët më të ftohta: ato ju ndihmojnë të mbaheni aktivë dhe të “digjni” një pjesë të kalorive të marra nëpërmjet të ushqyerit. Por nga ana tjetër, dyfishohen edhe aperitivët dhe darkat jashtë shtëpisë. Ja disa këshilla për dobësim të shpejtë:

Dieta verore duhet kuptuar si një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar që ju lejon të krijoni një deficit kalorish, të nevojshëm për humbjen e peshës. Një dietë drastike mund t’ju bëjë të humbni peshë shpejt, por ka një ndryshim thelbësor midis humbjes së peshës dhe dobësimit. Në rastin e parë humbisni kilogramët në peshore pa e ditur saktësisht nëse bëhet fjalë për masë të dobët, yndyrë apo lëngje. Në rastin e dytë ju humbisni kryesisht masën dhjamore. Në këtë drejtim, nëse doni të arrini rezultate të qëndrueshme, nuk do t’ju duhet të privoni veten nga gjithçka, por të bëni zgjedhje të ndërgjegjshme të cilat t`i zgjasni edhe përtej verës. Ja një sërë këshillash që mund të ndiqni në dietën tuaj verore (ose më mirë gjatë gjithë vitit):

1.Përpiquni të jeni sa më aktivë

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

2. Konsumoni fruta dhe perime ne çdo vakt; këto të fundit kanë shumë ujë e pak kalori, ndërsa frutat janë perfekte për një shuarje të shpejtë të urisë

3. Konsumoni sasinë e duhur të proteinave pa yndyrë-Ushqimet e pasura me proteina (mish pa dhjamë, peshk, vezë) ndihmojnë në ruajtjen e ndjenjës së ngopjes për më gjatë, kështu që do të shmangni tundimin për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë ditës;

4. Zgjidhni karbohidratet komplekse me drithëra të plota
Për të humbur peshë nuk do t’ju duhet të eliminoni bukën, orizin apo makaronat, por duhet t’i hani ato në sasinë e duhur. Konsumi i një pjese të mirë të drithërave të plota ndihmon në rritjen e ndjenjës së ngopjes dhe ushqimin e mikrobiomës së zorrëve;

5. Hidratohuni siç duhet
Marrja e sasisë së duhur të ujit është një rregull që vlen gjithmonë, aq më tepër në stinën e verës, kur humbni më shumë lëngje nga djersitja. Në këtë mënyrë do të shmangni edhe shkëmbimin e stimujve të etjes me ato të urisë, duke nxitur rënien në peshë;

6. Mos e teproni me kripën dhe erëzat
Sa herë keni menduar të “ushqeheni mirë për të humbur peshë” duke konsumuar një sallatë të shoqëruar me një fileto peshku? Mund të jetë e saktë nëse nuk e teproni me vajin, por nëse mendoni se po hani një vakt me pak kalori dhe e shijoni sipas dëshirës, ka shumë mundësi që të mos merrni rezultatin e dëshiruar./E.Ç

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV