iPhone 16: Inovacionet e reja që Apple po sjell në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apple do të nxjerrë në treg iPhone-in më të ri në shtator dhe ekspertët e industrisë po japin të dhëna rreth këtij produkti. Sipas burimeve, iPhone 16 nuk është ende gati, por Apple Intelligence dhe hyrja e kompanisë në garën e armatimeve të inteligjencës artificiale ka si qëllim të jetë pjesa qendrore e lançimit kundrejt çdo ndryshimi të madh harduerik.

Apple Intelligence do të jetë falas në fillim, por opsionet e abonimit mund të bëhen të disponueshme për ata që duan më shumë “kapacitete AI” në pajisjen e tyre. Një tjetër ndryshim do të jetë tek asistenti virtual Siri, i cili duhet të bëhet edhe më i zgjuar me iOS 18 falë Apple Intelligence dhe partneritetit OpenAI të kompanisë.

Bateria e iPhone 16 Pro Max do të ndryshojë nga modelet e mëparshme. Ndërkaq, sipas specialistëve, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. Kompania po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit.

Marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori.Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjatë vitit 2024 Apple ka menduar të fuqizojë lidhjen me Inteligjecën Artificiale (AI)./E.T

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV