Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shqiptarët, të fundit në të ardhurat për frymë në Europë, por nuk kursehen për udhëtime!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët shqiptarë që pushtuan qytetet e Gjermanisë në mbështetje të Kombëtares shqiptare ishin një surprizë për vendasit dhe mediat e shtetit që po pret “Euro 2024”.

Krahas entuziazmit, numri i lartë i tyre ishte një tjetër element që tërhoqi vëmendjen, me 50 mijë tifozë në stadium dhe 50 mijë të tjerë në “pushtuan” Dortmundin.

Ndonëse mes tyre kishte shumë emigrantë, sërish shumë shqiptarë nuk u kursyen për të ndjekur skuadrën e zemrës. Në fakt, të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se shqiptarët, -që u renditën sërish të fundit në të ardhurat për frymë në Europë, nuk janë shumë kursimtarë në udhëtimet e tyre jashtë vendit, madje “konkurrojnë” me shtetet që i kanë të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa ne.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, në vitin 2023, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.5 miliardë dollarë. Në raport me popullsinë, shpenzimi mesatar për banor ishte 1040 dollarë në vit, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.

Italianët, që edhe në Shqipëri janë etiketuar si më kurnacët, e kanë shpenzimin mesatar për banor prej 580 dollarë në vit. Për francezët ky tregues është 721 dollarë, për spanjollët 578. Grekët njihen si popull që nuk udhëtojnë jashtë vendit për pushime, dhe e kanë shpenzimin për banorë prej 278 dollarë.

Shqiptarët mbajnë dhe rekordin në rajon. Serbët, që vijnë të dytët pas nesh, kanë shpenzime gati sa gjysma (495 dollarë).

Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina renditen në fund të listës, me përkatësisht 162 dhe 124 dollarë, duke lënë pas në fund vetëm turqit, që e kanë ketë tregues 93 dollarë. Të dhënat për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut mungojnë.

Lexo edhe :  Noka shkul mikrofonat/ Spiropali: Të gjitha aktet tuaja do kenë pasoja

Në Europë, rekordin për shpenzimet për udhëtimet e mbajnë vendet e ftohta, por edhe më të pasura. Në vend të parë është Islanda, me shpenzime gati 4200 dollarë/banor për udhëtimet jashtë vendit, e ndjekur nga Norvegjia (3300), Zvicra (gati 2700), Irlanda (gati 2000), Danimarka, rreth 1800 dollarë.

Gjithnjë e më shumë udhëtime jashtë

Që nga viti 2011, kur u liberalizuan vizat, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Nga 3.4 milionë dalje në vitin 2010, treguesi arriti në gati 6 milionë në 2019-n.

Pas një rënieje të ndjeshme në 2020, si rrjedhojë e kufizimeve të vendosura nga pandemia, lëvizjet jashtë vendit filluan të rriteshin me shpejtësi, duke arritur në rekordin e 6.9 milionë në vitin 2023, sipas të dhënave që publikohen nga INSTAT.

Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët, teksa çmimet e biletave zbritën edhe në 20 euro një drejtim, kanë ndikuar që gjithnjë e më shumë shtetas të udhëtojnë jashtë vendit për pushimet, apo për të vizituar të afërmit emigrantë.

Në të njëjtën linjë me daljet janë rritur dhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2023, paratë që kanë dalë jashtë në formën e udhëtimeve ishin 2.3 miliardë euro, nga 1 miliard euro në vitin 2010. Në raport me vitin e mëparshëm, shpenzimet jashtë u rritën me 32%./ Monitor

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 6 tetor 2024

Dashi Kjo është një ditë ku vëmendja juaj do të tërhiqet nga financat dhe stabiliteti material. Karriera juaj ndodhet në...

Një gol për secilën pjesë, Real Madrid mposht pastër Villarrealin

Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Villareal. Los Blancos fituan 2-0, në ndeshjen e luajtur në Madrid dhe të vlefshme për La Liga. Valverde...

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas...

Princ Leka sërish baba? Detajet “konfirmuese” të pritjes së ëmbël të partneres

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë...

Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin!

Nga Ylli Pata Për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot... Fabula e masave sekrete për të ashtuquajturën...

Lajme të tjera

Web TV