Mesazhet mund t’i nisni në cilën gjuhë të doni, WhatsApp sjell programin e përkthimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“WhatsApp” po punon për të sjellë një përditësim të ri që lidhet me transkriptin e mesazheve zanore për të gjithë përdoruesit e Android. Funksioni ka qenë në zhvillim për disa kohë, por duket se tani është gati për t’u lancuar në disa gjuhë.

Kur risia të publikohet, “WhatsApp” do të nxjerrë një “dritare” për t’i treguar dëgjuesit se ka të disponueshëm edhe “përkthimin” e mesazhit zanor. Për të përdorur veçoritë, përdoruesit do të duhet të shkarkojnë së pari një paketë gjuhësore që deri tani ka të përfshirë: anglisht, spanjisht, portugalisht, rusisht dhe hindisht.

Në fakt, këto transkripte zanore krijohen direkt në pajisjen tuaj, kështu që askush tjetër nuk mund të dëgjojë mesazhet tuaja zanore ose të lexojë transkriptet. Aplikacioni popullor i mesazheve nuk ka ndarë ende asnjë detaj të prezantimit, por pritet që funksioni të prezantohet javëve të ardhshme./    S.M

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV