Aty i dha fund jetës një shqiptar/ Qeveria e re britanike mbyll “anijen burg”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjen tjetër lajm i mirë nga Britania për emigrantët shqiptarë, mbyllet anija “Bibby Stockholm”…
Pas bllokimit të planit “Ruanda”, qeveria e re britanike ka ndërmarrë një tjetër akt kundër eksperimenteve të Rishi Sunak për të frenuar fluksin e refugjatëve.

Sipas BBC, anija ku strehohen refugjatët, e njohur si “Bibby Stockholm”, do të mbyllet. Nga janari 2025 kontrata nuk do të rinovohet, njoftoi Ministria e Brendshme.

Përdorimit i saj, do të kushtonte më shumë se 20 milionë paund vitin e ardhshëm. Anija trekatëshe ka kapacitet për deri në 500 persona, nga mosha 18 deri në 65 vjeç.

Dame Angela Eagle, ministrja për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, tha se ajo dëshironte që sistemi i azilit të funksiononte “me shpejtësi, vendosmëri dhe në mënyrë të drejtë” dhe të siguronte që rregullat të zbatoheshin siç duhet.

Ka pothuajse një vit që kur banorët e parë u zhvendosën në Bibby Stockholm. Qeveria e mëparshme konservatore tha se ajo u prezantua për të lehtësuar presionin mbi sistemin e azilit.

Aktivistët shprehën gjithashtu shqetësime për kushtet në të cilat jetonin burrat dhe kërkuan mbylljen e saj.

Gjurmët e baktereve Legionella u gjetën në sistemin e ujit në bord, vetëm disa ditë pasi migrantët e parë hipën në anije në gusht 2023.

Shqetësimet për mirëqenien u ndezën gjithashtu pasi emigranti shqiptar Leonard Farruku, 27 vjeç, u gjet i vdekur në kabinën e tij. Ai mendohet se i dha fund jetës, raporton BBC.

Atëherë mediat angleze, cituan dëshmitë e emigrantëve për kushtet e këqija të jetesës në anije. Në anijen lundruese ofrohen kushte bazike jetese, shërbim shëndetësor dhe ambiente për ushqimin.

Ajo ruhet me roje sigurie, 24 orë në ditë. Por ajo kritikohej, për ushqim me cilësi të dobët, dushe me ujë të ftohtë, dhe shqetësime të patrajtuara të azilantëve. Kapaciteti i anijes u dyfishua në 500 vende duke futur shtretër marinari për të krijuar kabina të përbashkëta.

Lexo edhe :  "Ndoshta një ditë..." Presidenti i ardhshëm i SHBA do jetë i biri i Donald Trump?

Kryeministri i ri laburist, Keir Starmer, është zotuar të rishikojë sistemin e azilit dhe metodën e trajtimit të migrantëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes mjeteve të paligjshme./kb

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV