Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet e pjesshme/ Nesër voton Himara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e pjesshme

Nesër voton Himara

Vangjel Tavon nga PD dhe Petro Gjikuria nga PD janë dy kandidatët përballë njeri-tjetrit që do të garojnë për të drejtuar bashkinë Himarë pas ngërçit të krijuar. Komisioni Zgjedhor ka bërë gati bazën materiale për t’i shpërndarë në vendvotim.

Ditën e dielë qytetarët e Himarës do të shkojnë drejt kutisë së votimit për të zgjedhur me shumicë votash se kë do të kenë kryetar të bashkisë. Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria nga Partia Demokratike do të jenë përballë njeri tjetrit në zgjedhjet e 4 gushtit. Ndryshe nga Tavo, i cili e mbylli fushatën elektorale me shefin e tij politik, Gjikuria kishte deputete dhe kreun e PBDNJ Vangjel Dule në mungesë të kryetarit të PD-së Sali Berisha. Në takimin që pati Kryeministri Edi Rama me kandidatin Vangjel Tavo u premtoi himarjotëve se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e pronave. Më tej Rama, hodhi poshtë akuzat e ngritura se ka vjedhur pronat, duke thënë se vijnë nga një kazan në Greqi. “Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën. Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë. Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa”, tha Rama. Më tej theksoi se procesi i legalizimit do të përfundojë. “Këta trashëgimtarët e tjerë kanë bërë luftën e tyre për të marrë pronat. Nga fillimi i viteve 200 kanë marrë ATP dhe kanë nisur gjyqet. Kur kam ardhur në qeveri kam pasur refuzime nga Agjencia e trajtimit të pronave dhe sot që flasim nuk kanë akoma asnjë copë certifikate pronësie nga Kadastra. Regjimi im nuk ua ka dhënë pronat. Kjo është një histori himarjotësh si për ata si për të tjerët. S’kam ndërhyrë se nuk është e drejtë, si të gjithë tjerët. Ka pasur të tjerë më të shkathët që s’kanë qenë fare himarjotë po kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm për t’u marrë himarjotëve këtu kontratat. Deri në fund të tetorit të gjitha shtëpitë do jenë të legalizuara komplet. Në Kadastër ka nisur legalizimi, pas tetorit do nisim edhe procesin tjetër dhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur. Mos i besoni sekserëve e ndërmjetësve”, tha Rama. Në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo, kryeministri Edi Rama i krahasoi himarjotët me baskët në Spanjë. “Po diskutonim gjithë historinë, çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet qoftë me Tiranën, qoftë me Athinën. Dhe në fund fare konkluzioni është po ai, janë himarjotë, janë si korsikanët, janë si baskët, janë komplet gjë tjetër”, tha Rama. Kryeministri shtoi se partia që drejton nuk vjedh vota por lufton me të gjitha strukturat partiake për të arritur fitoren. “Kur del ai (Gjiknuri) thotë që do të bëhet tërmet, kur del ky tjetri këtu (Blendi Klosi) dhe thotë do bëhet breshër, kur dal unë dhe them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Kjo është një çmenduri. Ne ndërkohë kemi sistemin që e dimë paraprakisht rezultatin, për shkak të kontakteve dhe sondazheve”, tha Rama. 

Gjikuria në Qeparo

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar i bashkisë së Himarës, Petro Gjikuria zhvilloi takimin e fundit elektoral në Qeparo. Gjikuria i falënderoi banorët për pjesëmarrjen në këtë takim, ashtu si në të gjitha takimet gjatë këtyre ditëve. “Përveç problemeve me infrastrukturën dhe probleme të tjera të shumta me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre, ashtu si në çdo fshat të Bashkisë, më folën edhe për presionin që kanë nga pushteti qendror”, theksoi Gjikuria. Gjikuria u shpreh se, “me votën e tyre të kthyer në mandat, më në fund do të kenë në Bashki një kryetar që do të kujdeset dhe do t’u shërbejë atyre dhe jo një tjetër marionetë të qeverisë”. “Me votën e tyre të kthyer në mandat, që ditën e nesërme vëmendja do të jetë tek qytetarët e Bashkisë Himarë dhe në zgjidhjen e nevojave të tyre. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur! Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin e treguar”, theksoi kandidati Gjikuria.

Lexo edhe :  Rama premtime për pensionistët: Do rritet bonusi i fundvitit duke nisur nga…

“Bashkëqeverisje” me PD

Kanditati i Partisë Socialsite Vangjel Tavo sqaroi se propozimi i tij në rast fitore për bashkëpunim me rivalin e opozitës Gjikuria ishte i sinqertë, pasi sipas tij qyteti ka nevojë për bashkëpunim përtej kaheve politike. Ndërsa Rama, shtoi me batutë se janë dy Vangjel, por PS-ja ka të saktin. “Propozimi për rivalin ishte me sinqeritet. E konsideroj të nevojshëm për Himarën bashkëpunimin për Himarën me stafin e tij, ti bashkohen programit tonë. E them me sinqeritet dhe nuk ka pse ti ngelet qejfi nga ne. Himara është e të gjithëve e të majtëve e të djathtëve, pa ngjyrë. Kushdo që do ta zhvilloj Himarën, është i mirëpritur”, tha Tavo. Po ashtu kryeministri Edi Rama tha se: “Dy Vangjel janë këtu. Ça ti bëjmë ne që kemi Vangjelin e duhur. Vangjel për Vangjel. Sinqerisht që është kështu për të gjitha. Shqiptarin tënd nuk e ke në rregull. Nuk ta bën atë punë. Zgjidh shqiptarin e duhur. Shikoje si mushkën që do ngarkosh. Do të ngelen drutë aty. Edhe i kapin drutë dhe rrahin njëri tjetrin. Të kanë ngelur drutë në oborr vëlla”. Tavo tha se kundërshtarët pranojnë se puna që është bërë këtu ka qenë madhështore. Ai tha se puna e Gjergji Goros ka qenë e mirë. ”Për veten time ta kam thënë, flisnim, të kam thënë dua të kem një njeri dhe një partner për të bërë punët, pastaj se çfarë kemi pasur ne i zgjidhim kur të na vijë koha për të ulur për të pirë kafe në mëngjes. Në këtë pikë jam super besim plotë se me ty këtu dhe me të tjerët, pavarësisht se nuk është një mandat i plotë do bëjmë tre-fishin”, tha Rama.

KQZ dërgon materialet zgjedhore per zgjedhjet e Himares, 4 gusht 2024

Komisioni Qendror Zgjedhor ka dërguar materialet zgjedhore në Himarë. Në Bashkinë e Himarës do të kryhet vetëm identifikimi elektronik, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të pajisura me kamera sigurie. “Në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor, baza materiale për 36 qendrat e votimit u dërgua ditën e sotme nga KQZ Shqiperi në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme. Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit, kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votive (VNV). KQZ ka menduar edhe për zgjedhësit që nuk shikojnë, duke siguruar shabllonin e fletës së votimit me alfabetin Braille në çdo qendër votimi”, shkruan KQZ në një postim në rrjetet sociale. Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt 36 qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024. 23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë kryebashkiakun e Himarës duke i dhënë fund sagës së drejtimit të Bashkisë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur Fredi Belerit e disa muaj pas tij edhe kryetarit në detyrë Jorgo Goro. Numri i zgjedhësve në zgjedhjet e vitit të kaluar ishte 22822, Himara ka 36 qendra votimi dhe në procesin e vitit të kaluar morën pjese në zgjedhje 7821. Me vendim të Komisionit Rregullator pranë KQZ qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024, hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00.

Të fundit

Pse Leningradi quhet sot Shën Petersburg? Dhe më parë quhej Petrograd?

Në vitin 1991, pas një referendumi popullor, Leningradi, i cili dikur quhej Petrograd, rifilloi emrin e tij origjinal Shën...

Kombinimet e ushqimeve që sjellin shumë përfitime shëndetësore

Disa ushqime, pavarësisht nga kaloritë, mund të jenë pak a shumë të shëndetshme kur bashkohen me të tjerët. Në një dietë të shëndetshme dhe...

“Kaluam një periudhë të vështirë”/ “Zbutet” Mitsotakis pas tensioneve me Tiranën

Pas muajsh të tërë raportesh të tensionuara, me deklarata dhe polemika që trazuan politikën e të dy vendeve, Greqia ka ndryshuar qasje në raport...

Ezoterizmi, mjekësia alternative e vaksinat/A ka ndonjë lidhje që ia vlen të eksplorohet?

Hulumtimet zbulojnë një lidhje midis besimeve ezoterike dhe mosbesimit ndaj vaksinave, duke theksuar rëndësinë e marrjes parasysh të faktorëve kulturorë dhe psikologjikë në fushatat...

Forcat e Armatosura sigurojnë edhe mundësi arsimimi/ Bursa studimi për oficerët e rinj

Gjatë vitit 2024 janë caktuar 10 bursa studimi për oficerët e rinj të diplomuar në këmbësori, detari, pilotazh dhe mjekësi. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu...

Lajme të tjera

Web TV