Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Humbja e Himarës nga PD, alibi për humbjen në 2025-ën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë, edhe pse kishin mundësitë të fitonin Himarën pas shumë skandalesh atje, e humbën me rezultat të thellë. Cilat janë arsyet dhe a po përgatitet opozita për të gjetur “alibinë e humbjes” edhe në zgjedhjet e përgjithshme?

Partia Demokratike humbi bindshëm në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën që lamë pas në Bashkinë Himarë. Pasi fituan Himarën me Fredi Belerin, i cili ditën që u njoh me fitoren ishte pas hekurave të ftohtë të burgut, Partia Demokratike kishte shpresa se do ta merrte me kandidatin e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili në Himarë vinte për pushime, por edhe në drejtimin e disa bizneseve të vogla. E megjithatë sipas opozitës “ai ishte vendali”. Përballë Gjikurisë së PD-së dhe partive të tjera aleate ishte Vangjel Tavo një i “importuar” u quajt nga opozita dhe një pjesë tjetër. Në logjikë Tavo nuk duhet të ishte i avatazhuar, pasi Himara zbuloi skandal pas skandali me çështjen e tjetërsimit të p[ronave ku kryebashikaut humbës në detyrë Jorgo Goroa iu vunë prandgat, ndërsa akuzohej për tjetërsimin e një prone që ishte marrë nga “investitori strategjik” Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka. Por edhe më këto skandale si barrë e qeverisjes si mund të humbë opozita? Partia Demokratike e drejtuar tashmë nga Sali Berisha me të drejta të plota, dhënë nga Gjykata e Apelit, as e bashkuar me të gjitha forcat e saj opozitare nuk ja arriti t’ia dilte. E bashkuar siç është shprehur Berisha. Por rezultati i zgjedhjeve në Himarë ngrenë një kambanë alarmi për pamundësinë e opozitës të funksionojë si e bashkuar, por edhe nëse është e tillë nuk frymëzon. Rezultatet tregojnë se “bashkimi” nuk ka funksionuar, madje ka funksionuar për keq. Kështu, Partia Demokratike, e cila është partia më e madhe e opozitës, nuk arriti dot të bashkojë rreth vetes votat e saj në Himarë, duke sjellë një keqmenaxhim që pritet të ketë të njëjtin fat edhe në zgjedhjet e 2025. Petro Gjikuria ishte kandidat nga “Bashkë fitojmë” ku ishte Rama dhe Meta, por ky i fundit nuk u pa në asnjë moment gjatë fushatës elektorale në Himarë? Flamur Noka dhe Vangjel Dule e PBDNJ ishin të vetmit që lobuan në zonë për kandidatin e tyre. Që në fillim e atakuan procesin dhe paralajmëruan që zgjedhjet po vidheshin, edhe pse shumicën e votave e morën në komunën Horë Vranisht që i përket Lumit të Vlorës. Mjafton shembulli i Tërbaçit ku votuan vetëm tre votues për Gjikurinë që tregon se Partia Socialiste ka fituar bindshëm. Po përtej Himarës, ku PD dhe gjithë partitë e tjera opozitare kishin mundësi ta mbanin, rreziku për opozitarizmin është në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të vitit të ardhshëm. Asnjë shenjë se diçka mund të ndryshojë, të njëjtat figura, i njëjti verb politik, me një lider që nuk tërhiqet as kur është në arrest shtëpie dhe mbi të gjitha pa asnjë ide sesi mund të mundet Rama pas pak muajsh. Shenjat tregojnë se opozita për përgatitet që tani që të futet në zgjedhje me bindje që “nuk fiton”, teksa ka skenarin e gatshëm prej shumë zgjedhjesh: Rama vjedh zgjedhjet, përdor krimin, paranë e pisët dhe administratën për tjetërsimin e votave”…

Lexo edhe :  Të dielën mblidhet Asambleja e PS, zgjidhet Kryesia

Reagimet për Himarën

Në deklaratat e dhënë nga Noka, Dule apo sekretari i Përgjithshëm i OMONIA, PD po shfajësohet se edhe në 2025 Partia Socialsite do të fitojë bindshëm pasi ka gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë fitoren e sigurt.

Kreu i PD-së Sali Berisha, tha se fitimi i Vangjel Tavos në zgjedhjet e Himarës është rezultat i një grabitjeje të mandatit, duke e cilësuar si krim monstruoz elektoral. Ai kritikon qeverinë për manipulime të listave zgjedhore dhe përjashtimin e 6153 votuesve të Himarës, të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar. Berisha gjithashtu ka deklaruar se me Ramën, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. O sot o kurrë!”, tha Berisha. Pas humbjes së zgjedhjeve të radhës, Flamur Noka tha se përballë Ramës nuk fitohet, pasi sipas tij, ai ka çdo gjë në dorë dhe ndaj i mund. Ndaj ai kërkon qeveri teknike. “E mbajti nën terror për një vit Himarën. Hordhitë e pushtetit i lëshoi mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuari e çdo biznesi, duke kërcënuar çdonjërin dhe blerë 500 Euro votën. Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash. Hoqi 6157 himariotë nga listat e votuesve duke ju mohuar të drejtën e votës. Shtoi 310 rilindas në listat e votimit. Masakër mbi zgjedhjet vetëm të mos e lëshojë Himarën në duart e qytetarëve. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Që të bëhen zgjedhje në këtë vend, është emergjencë qeveria teknike”, tha Noka pas publikimit të rezultatit për fitoren e Tavos. Ilir Meta ishte i vetmi që nuk reagoi pas fitores së ish ministrit të tij Vangjel Tavo. Zgjedhjet në Himarë thelluan avantazhin e socialistëve e disfatën e opozitës, e cila vetëm një vit nga trokitja e zgjedhjeve të përgjithshme, humbi një nga bashkitë e pakta, vetëm 7, të fituara në betejën e vështirë të 14 majit kur u mbajtën zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit. Më 14 maj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Alfred Beleri për Bashkinë e Himarës mori 3.840 vota, ndërsa kandidati i PS Jorgo Goro 3.821 vota. Me përsëritjen e zgjedhjeve, “Bashkë fitojmë” jo vetëm që humbi thellë ndaj Vangjel Tavos, por kandidati i saj Petro Gjikuria mori rreth 300 vota më pak sesa më 14 maj Beleri.

Të fundit

Shefi i policisë dhe ‘i shumëkërkuari’ vdesin në rrëzimin e helikopterit

Kreu i policisë së El Salvador, Mauricio Arriaza Chicas, i njohur për drejtimin e “luftës ndaj bandave” dhe i...

Në Islam gjeti çdo gjë!/ Rozeta Tusha: Shamia më dha lirinë!

Nga Edariola Preka   Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhënë lirinë. Kështu këmbëngul Rozeta. Edhe pse përgjatë 14 viteve që e mban...

Veliaj jep lajmin e mirë: Rriten pagat për punonjësit e bashkisë dhe edukatoret

Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin...

Ledri Vula lë pas krahëve historinë me Sara Hoxhën, këngëtari në një romancë të re!

Ledri Vula duket se ka lënë pas ndarjen me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, dhe ka rigjetur dashurinë. Këngëtari është fotografuar...

‘Alpinistët’ japonezë pastrojnë statujën më të lartë në botë të Budës

Ata dalin nga koka e bronztë e Budës më të lartë të botës, dhe zbresin deri te veshi i saj. Dy pastruesit profesionistë bënin dje...

Lajme të tjera

Web TV