Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si do të zgjedhim në 2025/Celibashi:Kodi ua lejon emigrantëve të votojnë kudo ata ndodhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Deklarata për këtë u bë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sipas tij, me ndryshimet e fundit është përmbushur edhe urdhri i Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Shqipërisë do të duhej të plotësonte boshllëqet ligjore, me qëllim që për zgjedhjet e vitit 2025 të mundësohej votimi nga jashtë.

“KQZ ka filluar që në ditën e parë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, me përgatitjen e këtij procesi, duke filluar me listimin e të gjithë atyre akteve rregullatore dhe nevojave logjistike për realizimin e tij”, deklaroi Celibashi.

Ai konfirmoi se të gjithë ata qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, të cilët gjenden në ditën e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të votojnë.

“Ka një ndryshim në lidhje me këtë çështje, krahasuar me variantin e parë, ku, sipas këtij varianti, ideja ishte që vetëm ata të cilët kishin një rezidencë të deklaruar mund të votonte. Tani, kushdo, i cili nëpërmjet një dokumenti të caktuar vërteton që gjendet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ditën e votimit, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e votës atje ku ai është ditën e zgjedhjeve”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Celibashi u shpreh se KQZ-ja akoma nuk ka përgatitur listën e dokumenteve të cilat do të duhet të paraqesë një votues për të vërtetuar që është jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, regjistrimi do të bëhet përmes një platforme elektronike, e cila do të ndërtohet dhe do të administrohet nga KQZ-ja.

“Çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote që banon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe do që të votojë atje ku ai ka vendbanimin, do të duhet të regjistrohet nëpërmjet kësaj platforme, e cila ofron të gjithë garancitë dhe sigurinë mbi identitetin e votuesit”, u shpreh Celibashi.

Lexo edhe :  Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët

Sipas tij, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të votojnë vetëm nëpërmjet postës.

“Fleta e votimit do t’i dërgohet aty ku ata banojnë ose tek ajo adresë që ata do të deklarojnë nëpërmjet shërbimit postar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të kthehet në KQZ prej tyre nëpërmjet shërbimit postar”, shtoi ai.

Celibashi nënvizoi se numërimin dhe vlerësimin e votës së qytetarëve që kanë votuar nga jashtë e bën KQZ-ja.

“Do të përgatisim një akt normativ, i cili do të rregullojë të gjithë procesin e mbërritjes, të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Për momentin ajo çfarë ka rëndësi të thuhet është që do të jetë KQZ, institucioni i cili do të bëjë numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

I pyetur mbi llogaritjen e votës të atyre që votojnë nga jashtë, Celibashi sqaroi se vota e atij që voton nga jashtë do të llogaritet në rezultatin e zgjedhjeve të qarkut ku ai ka regjistrin e gjendjes civile në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Pra, një qytetar, i cili e ka regjistrin e gjendjes civile në qarkun e Tiranës (në një nga bashkitë e qarkut të Tiranës) edhe pse ai prej vitesh mund të banojë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në Milano, Berlin, Londër, etj., vota e tij do të llogaritet për deputetët e Qarkut të Tiranës”, shtoi ai./   S.M

Të fundit

Shefi i policisë dhe ‘i shumëkërkuari’ vdesin në rrëzimin e helikopterit

Kreu i policisë së El Salvador, Mauricio Arriaza Chicas, i njohur për drejtimin e “luftës ndaj bandave” dhe i...

Në Islam gjeti çdo gjë!/ Rozeta Tusha: Shamia më dha lirinë!

Nga Edariola Preka   Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhënë lirinë. Kështu këmbëngul Rozeta. Edhe pse përgjatë 14 viteve që e mban...

Veliaj jep lajmin e mirë: Rriten pagat për punonjësit e bashkisë dhe edukatoret

Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin...

Ledri Vula lë pas krahëve historinë me Sara Hoxhën, këngëtari në një romancë të re!

Ledri Vula duket se ka lënë pas ndarjen me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, dhe ka rigjetur dashurinë. Këngëtari është fotografuar...

‘Alpinistët’ japonezë pastrojnë statujën më të lartë në botë të Budës

Ata dalin nga koka e bronztë e Budës më të lartë të botës, dhe zbresin deri te veshi i saj. Dy pastruesit profesionistë bënin dje...

Lajme të tjera

Web TV