Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

A po paralajmëron ministri i ri lëvizje në Policinë e Shtetit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A po paralajmëron ministri i ri lëvizje në Policinë e Shtetit?

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, reagoi dje pas situatës kriminale në vend, ku brenda 24 orësh u shënuan gjashtë të vrarë dhe tre të plagosur. Ministri paralajmëron reformë në polici dhe gjithashtu shprehu mbështetje për efektivët me integritet që zbatojnë ligjin.

Edhe pse ndryshimet në radhët e policisë së Shtetit në kupolën e saj vijnë nga zinxhiri hierarkik nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, përsëri roli i Ministrit të Brendshëm në suksesin apo dështimin e strukturave të rendit është i madh. Ministri ndjek politikat, ndërsa pjesa zbatuese mbetet në duart e Policisë së Shtetit që gjithsesi duhet të funksionojë si një institucion i pavarur. Ngjarjet e fundit mjaft të rënda kriminale në vend, ku vetëm në harkun e 24 orëve shënohen gjashtë të vrarë dhe disa të plagosur, e kanë vënë ministrin e ri Ervin Hoxha në dilemën serioze për të vijuar me të njëjtët drejtues policie, apo për ta shkundur nga “themelet” këtë institucion të rëndësishëm, që çdo ditë po zbulon implikimin e saj në krimin e organizuar dhe korrupsion. Po ashtu sulmi me armë i ndodhur gjatë ditës së djeshme nga të dyshuar si kultivues kanabisi mbi punonjësit e Policisë së Shkodrës është konsideruar mjaft i rëndë .  Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se do të jetë në krah të çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor. Ministri Hoxha ngjarjen e sotme, por edhe konfliktet ku janë përdorur armë zjarri gjatë kësaj jave e që kanë marrë disa jetë njerëzish, i cilëson kambanë alarmi që kërkojnë reagim të menjëhershëm. “Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, qendra të banuara e kudo, për qëllime kriminale, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e Madhe, nuk është thjesht një kambanë alarmi. Kjo kambanë na vendos përballë një detyre të madhe: Për të gjetur mekanizmat e menjëhershëm për kontroll më të mirë e më efikas të territorit, për të siguruar informacionin e duhur, me qëllim parandalimin. E nga ana tjetër dhe po me kaq rëndësi, për të ndryshuar dhe reformuar organizatën e Policisë, nga qendra në bazë, në një shërbim model, pasqyrë e shoqërisë tonë, model që mund ta ofrojnë vetëm drejtues profesionistë dhe me integritet, dhe një organizatë e mirëstrukturuar dhe reaguese mëse e shpejtë”, – tha ai. Hoxha shton se “në detyrën e Ministrit të Brendshëm, do të mbështes maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin, pavarësisht rrezikut dhe vështirësive, siç po përballet sot Policia e Shkodrës në luftën e saj kundër kultivimit të kanabisit apo Policia e Shtetit në përballjen e saj me krimin në çdo cep të vendit”. Ministri thekson se “do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor. Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një Polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe pronën, për të siguruar një ambient të sigurt shoqëror dhe respektim të të drejtave e lirive themelore të tyre”. Ndër rreshta Hoxha nënkupton se do të kërkojë një reformë të thellë jo vetëm në mënyrën e funksionimit të policisë, por edhe të njerëzve që do ta drejtojnë. Në javët e ardhshme priten lëvizje në strukturat drejtuese të policisë së qarqeve dhe kjo do të vijë pas një analize që do të bëhet për të 12 qarqet. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që në valën e shkarkimeve të përfshihen edhe drejtuesit e policisë, ky imun nuk është as kreu i saj Rrumbullaku.

Lexo edhe :  Rama rrëfen netët pas daljes nga spitali: Më ndodhi një fatkeqësi shumë e madhe…

Në 11 vite pesë drejtorë…

Me ndryshimin e pushteteve në vitin 2013 u ndërrua në bllok edhe kupola e Policisë së Shtetit. Artan Didi la Amerikën dhe u rikthye sësish nën uniform, tashmë si Drejtor I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit. Pa mbushur dy vite nga kjo detyrë dha dorëheqjen, pas një skandali në lidhje me një document të mbajtur fshehur në zyrat e Interpol Tiranës që kishte të bënte me deputetin Mark Frroku, i proceduar penalisht në Belgjikë për akuzën e vrasjes. Didi iku dhe në krye të policisë u vendos Haki Çako. Edhe ai ndonëse pati jetën më të gjatë në majën e strukturës policore u largua pasi ndryshuar ministrat me ikjen e Saimir Tahirit dhe ardhjen e Fatmir Xhafës. Ndonëse si individ Çako nuk u përfol për lidhje me krimin, sërish kanabizimi i vendit gjatë kohës që drejtonte strukturën policore e bëri largimin e tij gati nevojë. Xhafaj i besoi Ardi Veliut Policinë e Shtetit, një post që e mbajti gjatë, por edhe “vaji i kandilit” të Veliut u shua, teksa dha dorëheqjen në një tekst të shkruar keq dhe më shumë gabime. I riu Gledis Nano u cilësua si prurje interesante, pasi kishte drejtuar për shumë kohë dhe me sukses sektorin e Antiterrorit. Fati apo pamundësia ia bënë detyrën mjaft të vështirë Nanos duke qëndruar në këtë detyrë pak më shumë se një vit. Tashmë në krye të Policisë së Shtetit është Muhamet Rrumbullaku, një efektiv karriere që u ka “mbijetuar” të gjithë ndryshimeve të qeverisjes në vend. Sa do jetë jetëgjatësia e Rrumbullakut kjo mbetet të shihet, pasi ndryshimi i titullartit të Ministrisë së Brendshme është një lloj lëkundje edhe për numrin një të policisë, tashmë shumë të anatemuar dhe përfshirë në shumë skandale, sidomos përfshirjen e disa drejtuesve të saj në krimin e organizuar.

Të fundit

Mbani larg gripin duke konsumuar këto 5 pije, vlerat e tyre forcojnë imunitetin

Forconi trupin tuaj siç duhet, duke konsumuar 5 pijet që do ju tregojmë më poshtë! 1.Lëng portokalli Lëngu i portokallit përmban...

Fjala më e gjatë në gjuhën gjermane ka deri në 67 shkronja

Fjalori i gjuhës gjermane “Duden” zgjodhi fjalën më të gjatë, e cila ka deri në 67 shkronja. “Grundstucksverkehrsgenehmigungszustandegkeitsubertragungsverordnung” është një fjalë e përbërë gjermane, e...

Kanali i Korintit mbyllet për anijet, për shkak të një projekti të madh restaurues

Për shkak të rrëshqitjeve të shumta u vendos që problemi të zgjidhej, me një projekt të madh ndërhyrjeje në shpatet e kanalit të Korintit. Autoriteti...

Barack Obama apel qytetarëve amerikanë për të mbështetur Harris

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar një video në platformën X ku u bën thirrje qytearëve amerikanë të votojnë Kamala Harris. “Në disa shtete, vetëm një...

Zgjedhjet në SHBA/ Mediu dhe Vokshi, vëzhgues në Kaliforni

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi vëzhguan këtë të martë nga afër zgjedhjet në Kaliforni të SHBA-së. Vokshi dhe...

Lajme të tjera

Web TV