Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama replikon me Bardhin për Salianjin:B-i vogël mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Ky i fundit u shpall fajtor për ‘kallëzim të rremë’ për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e njohur dhe si dosja ‘Babale’.

Bardhi e quajti kreun e qeverisë frikacak, ndërsa i tha se e gënjen mendja se do trimërohet duke keqpërdorur gjykatat për të frikësuar opozitën.Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë.

Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!

Lexo edhe :  Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Vota e diasporës është një mundësi e madhe

Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!

Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.

*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje./   S.M

Të fundit

Tre arsye përse bëjmë një gjumë më të rehatshëm pas marrëdhënies seksuale!

Ndryshimet hormonale Seksi është përgjegjës për rritjen e nivelit të oksitocinës në trupin tonë. I njohur si “hormoni i dashurisë”,...

Grida Duma shpërthen ndaj Vangjelit: Mos gënje, e njoh këtë çështje si lëkura ime…

Moderatorja Grida Duma dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën në studion e Top Story, në një diskutim mbi deputetin e PD, Ervin Salianji, i...

Curri:“E këshilluan të pranonte fajësinë që të përfitonte amnistinë, s’e pranoi për nder”

Dënimi i deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg nga Apeli po diskutohet këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel. Analisti Arjan...

Si Izraeli po “poshtëron” Amerikën në sytë e gjithë botës?!

Optimizmi amerikan duket se është avulluar edhe një herë brenda pak orësh. Mbrëmë, zyrtarë të lartë amerikanë na mblodhën në një telefonatë natën vonë për...

Vaji i peshkut, ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

Përdorimi i vajit të peshkut ul rrezikun e atakut në zemër me 8% Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në...

Lajme të tjera

Web TV