Deputeti demokrat, Ervin Salianji konferencën e fundit me gazetarët. në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”.
Salianji deklaroi se është i dënuar politik dhe se do të shkojë në burg si një politikan i opozitës, e jo si një kallëzues i rremë.
“Pasi e bën projektin sesi do montohet kjo çështje, dolën në deklarim publik, si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, për të ruajtur banditët që i shërbejnë. Ashtu si unë dhe PD kishim denoncuar me emër, çdo grup kriminal. Fatmir Xhafaj u betua se nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte, i ndërpreu karrierën politike Fatmir Xhafajt, dhe i dënoi reputacionin një trafikanti droge. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ishte si shpagim kundër meje dhe kundër çdo zëri opozitar, reagimi publik ka qenë si rrallë herë në unison, kundër kësaj stisje dhe manipulimi. Nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit. Kam kontribut të gjatë në opozitë, kam denoncuar afera korruptive, e kanë tërbuar Edi Ramën. Nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por shkoj si një politikan i ri i opozitës, model i ri, që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik.Si ka mundësi që krerë të opozitës, duke filluar nga Sali Berisha, ose janë në burg, ose janë në ndjekje penale. Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë, pasi nuk bënë dot diferencën dhe t’i imponoheshin, i erdhën me pranga. Unë çorra fasadën me denoncime dhe prova, këta përtpëlitens e do më mposhtin në buurg. Nuk do të dorëzohemi. Më 6 tetor në Tiranë, të jemi të gjithë bashkë. Kjo është deklarata nga ana ime që do jemi gjithmonë dhe do jemi këtu. Sapo kam firmosur në emër të grupit, kërkesën për fillimin e hetimit të pasurisë të Fatmir Xhafajt.”, theksoi Salianji./kb