Skandali me mikrokreditë, Manja: Gati ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të mashtrimit me mikrokreditë, Ministria e Drejtësisë ka gati draftin për ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat. Ministri Ulsi Manja në një prononcim për gazetarët tha se këto ndryshime pritet të hidhen për konsultim publik dhe se synohet që forcohen mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë shërbim.

“Në aspektin e trajtimit institucional dhe ligjor e konsideroj të tejkaluar këtë proces. Ka një grup pune që funksionon dhe mblidhet pothuajse çdo javë me bankën e Shqipërisë, ekspertë të ministrisë dhe zyrës së kryeministrit. Është përcaktuar një plan veprimi i qartë se si t’i shmangemi këtij fenomeni, nuk janë përmasat e atij fenomeni që është thënë në media.

Kemi bërë gati ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat. Ja kemi dërguar Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Privat, nuk e kemi hedhur ende për konsultim publik. Sa na takon ne si Ministri e Drejtësisë, mendojmë një paketë ndryshimesh në atë ligj, për të forcuar mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë shërbim publik”, tha Manja.

Po ashtu, ministri bëri me dije se të gjitha llogaritë bankare që kanë qenë të bllokuar për shkak të këtij procesi, tashmë janë liruar.

“Të gjitha llogaritë bankare të bllokuara në këtë proces, janë zhbllokuar tashmë në një bashkëpunim që kemi pasur me Prokurorinë e Tiranës. Nuk ka asnjë llogari bankare të bllokuar. Pasuritë kanë një procedurë tjetër”, u shpreh Manja.

Bëhet fjalë për llogaritë e klientëve të “Micro Credit Albania” (MCA) dhe “Final”, dy kompanitë e përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë. S.B

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV