Temperaturat e larta po na bëjnë të harrojmë që jemi në Tetor/Pas të premtes përgatituni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë, në një lidhje direkte sinoptikanja Lajda Porja ka folur nga “MeteoAlb”, shprehet se avarësisht se jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës. Ajo thotë se pritet që gjatë kësaj jave, moti të jetë i kthjellët. Të premten nisin vranësirat dhe reshjet.

Lajda Porja: “Edhe pse jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë tipike me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës. Kemi zhvillimin e një anticikloni duke sjellë masa ajrore të qëndrueshme pothuajse në të gjithë Ballkanin. Moti do të jetë i kthjellët, do të kemi intervale të gjata me kthjellime, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe të paktën deri ditën e premte, do të kemi një mot pa reshje, të premten nisin vranësirat dhe reshjet”.

Vlerat termike gjatë javës do të jenë të larta, që do të kulmojnë me ditën e enjte, ku pritet që temperaturat të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.

Lajda Porja: “Përsa i përket vlerave termike, edhe pse mëngjesi është relativisht i freskët, maksimalet në zonat malore ngjiten në 21 gradë. Ndërkohë, sot presim 28 gradë, nga e marta, e mërkura dhe e enjtja do të ketë sërish rritje duke bërë që ditën e enjte të jemi në 30 gradë Celsius.

Edhe pse jemi në Tetor, temperatura 30 gradë i përket muajit Qershor. Përsa i përket vranësirave dhe reshjeve, presim që të vijnë kryesisht ditën e premte në pjesën e dytë të ditës, po ashtu edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme”./   S.M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV