Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pse hekurudha Tiranës-Durrës po ecën shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Çoçoli

Në kantierin e hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës kanë përfunduar afro 85 përqind e punimeve ndërtimore për këtë vepër.

Paralelisht po punohet me fazat e tjera të këtij projekti, duke përfshirë edhe ngritjen dhe trajnimin e burimeve njerëzore, për t’ju përgjigjur zhvillimit të këtij sektori, i cili tashmë ka hyrë në një fazë të re tek ne. Projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit tejet të amortizuar hekurudhor në vend.

15 muaj më vonë, në fillim të vitit 2026, në hekurudhën tërësisht elektrike Tiranë-Nyja e Rinasit-Durrës do të mund të udhëtojnë qytetarët e parë. Tani punimet në hekurudhë kanë marrë një tjetër hov. Në ndihmë është një makineri moderne, e quajtur “Tamping Road(nga anglishtja, “ngjeshës rruge)”.

Përfaqëson një nga proceset e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së hekurudhës. Linjat e binarëve te hekurudhes janë shtrirë dhe “Tamping Road” i centron dhe u jep siguri binarëve. Me hekurudhen e re elektrike, qytetareve do t’u duhet vetëm 22 minuta për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe vetëm 12 minuta deri në Rinas.

Nëse sot qytetari, për të shkuar në Rinas harxhon mesatarisht me taksi 12 mijë lekë të vjetra dhe me makinën e vet karburant dhe amortizim 7 mijë lekë të vjetra, plus kohën e harxhuar në trafik, me biletën e hekurudhës elektrike do të harxhojë vetëm 3.500-4 mijë lekë të vjetra.

Nëse sot qytetari, për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, harxhon me makinën e vet karburant 10 mijë lekë të vjetra, plus kohën e harxhuar në trafik, me hekurudhën elektrike Tiranë-Rinas-Durrës do të harxhojë vetëm 5 mijë lekë të vjetra. Përmes trenit elektrik, do të udhëtohet me rreth 100 km/h në 39 km gjatësi hekurudhe.

Për ta ndërtuar këtë hekurudhë, kanë ndihmuar me 70 milionë euro kredi të butë Banka Evropiane e Investimeve(BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH). Hekurudha parashikohet që të ketë një fluks prej rreth 1 milionë udhëtarësh që në vitin e parë të funksionimit të saj, fluks që do të rritet me kohën.

Stacionet hekurudhore të hekurudhës së re janë ato të Durrësit, Shkozetit, Vorës, Kasharit, Rinasit dhe Tiranës. Rinasi do të ketë praktikisht dy stacione, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit dhe pranë Universitetit “Epoka”.

Lexo edhe :  “Muri Blu” i Demokratëve dhe “Muri i Kuq” i Republikanëve

Ndërkohë, punimet në terren për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, hekurudha që përshkruan Shqipërinë nga qendra në Veriun e saj, do të nisin në dhjetor të këtij viti. Kjo linjë hekurudhore e gjatë 120 kilometra dhe tërësisht elektrike, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë, do të ndërtohet sipas parametrave të linjave hekurudhore moderne të sotme të Bashkimit Evropian.

Ajo mund të përshpejtohet ndjeshëm në ndërtimin e saj, me çeljen e bisedimeve teknike të anëtarësimit Shqipëri-BE më 15 tetor 2024 në Luksemburg, duke përfunduar ndoshta dhe para vitit 2028. Kosto tërësore e hekurrudhës do të shkojë në 373 milionë euro, ku, krahas 136 milionë eurove grant të BE-së, do të jenë dy kredi të buta nga nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), në masën 98.8 milionë euro dhe nga Banka Evropiane e Investimeve, me vlerë 100 milionë euro.

Kreditë e buta që qeveria jonë po merr nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Evropiane e Investimeve, do të shlyhen brenda 17-20 viteve. Me hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, qytetarët do të mbërrijnë në destinacionin që duan më shpejt dhe më lirë.

Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metra, si dhe ndërtimin e 12 urave. Hekurudha parashikohet që të ketë një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh që në vitin e parë të funksionimit të saj, fluks që do të rritet me kohën, si dhe do të transportojë një vëllim mallrash prej 900 mijë tonësh në vit.

Ajo do të përfaqësojë një çlirim të vërtetë të kostove për qytetarët tanë, pasi konsumi i karburantit të makinave të tyre për t’u zhvendosur nga Durrësi e Tirana për në Shkodër e më tutje saj, është sot katërfish më i lartë, se sa vlera e biletave për të udhëtuar me trenin e ri. Për të mos folur për amortizimin e makinave të qytetarëve dhe ndotjen e rëndë të mjedisit.

Apo për stresin e udhëtimit në një rrugë tejet të ngarkuar, si dhe numrin e lartë të aksidenteve automobilistike, sidomos në aksin Tiranë-Laç-Shkodër./    S.M

Të fundit

Vetëm tre minuta…/ Kaq zgjat përqafimi i ndarjes në aeroportin e Zelandës së Re

Një përqafim me njerëzit tuaj të dashur mund t’iu sjellë telashe në një aeroport të Zelandës së Re nëse...

Gjermania zbulon rastin e parë të variantit mpox Ib

Një infeksion i variantit të ri mpox clade 1b është zbuluar për herë të parë në Gjermani, tha të martën nstituti Robert Koch (RKI)....

SPAK arrestoi Ilir Metën, reagon BE

Delegacioni i Bashkimit Europian nuk ka pranuar të komentojë arrestimin e Ilir Metës.  Delegacioni i BE në Tiranë nuk ka pranuar të komentojë mbi arrestimin e...

Kjo është data kur do të ndërrohet ora

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e...

Limoni, miku më i mirë kundër diabetit, si ta përdorni

Limoni është përdorur prej kohësh për trajtimin e diabetit të tipit 2. Sipas kësaj së fundit, limoni është padyshim miku më i mirë i...

Lajme të tjera

Web TV