Jeni nga ata persona që nuk e duroni dot një shtrat të çrregullt dhe duhet të rregulloni çarçafët sapo ngriheni? Nëse po, ndoshta duhet ta rishikoni nëse jo, shëndeti juaj do t’ju falënderojë.
Sipas Dr. Myro Figura, një mjek me bazë në Los Anxhelos, dysheku, jorgani, jastëkët bëhen rezervuarë të qelizave të vdekura të lëkurës, të cilat favorizojnë rritjen e baktereve të pluhurit. Parazitë të vegjël arachnoid që ushqehen me qeliza të vdekura, gjejnë rrugën e tyre në shtratin (të djersitur dhe të lagur) dhe, megjithëse zakonisht të padëmshëm, mund të shkaktojnë alergji.
Lexoni për bakteret e pluhurit, çfarë shkaktojnë dhe si mund të shpëtojmë nga prania e tyre, sipas udhëzimeve të Dr. Figura.
Sipas Dr. Figura, një shtrat i rregulluar menjëherë pas zgjimit do të bllokojë lagështinë, duke krijuar kushte ideale që ata të lulëzojnë. Në të kundërt, në një shtrat të parregulluar, ka pasur mjaft hapësirë për të krijuar një mjedis të thatë që do t’i çojë bakteret në dehidrim dhe vdekje.
Në një video të shpërndarë në Instagram me 865,000 ndjekësit e tij, doktor Figura thotë:
“Pavarësisht nëse keni apo jo partner, nuk flini kurrë vetëm. Në një dyshek mesatar ka mbi 10 milionë baktere pluhuri. Nëse keni një jastëk dy vjeçar, 10% e peshës së tij janë bakteret e pluhurit dhe jashtëqitjet e tyre. Parazitët e pluhurit nuk janë thjesht të rënda, ato prodhojnë alergjenë që mund të shkaktojnë astmë dhe t’ju bëjnë të ndiheni “të mbytur”. Ndërsa flini, ju djersitni dhe i ushqeni me këtë lagështi“, shpjegon mjeku.
“Lënia e shtratit pa rregulluar për një ose dy orë, lejon që lagështia të ulet dhe redukton në mënyrë drastike numrin e baktereve të pluhurit që mund të mbijetojnë, ” këshilloi ai.
Çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve duhet të lahen të paktën një herë në dy javë , por mundësisht një herë në javë. Fshirja e shtratit me fshesë me korrent dhe larja e rregullt e çarçafëve mbi 60 gradë mund të ndihmojë gjithashtu në zhdukjen e këtyre bakterve dhe zvogëlimin e popullatave të tyre. S.B