Por çfarë ndarje ka popullsia banuese sipas grupmoshës në këto dy qytete bregdetare?
Referuar Censit 2023, nga të dhënat e Institutit të Statistikave, në qytetin e Durrësit gjithsej banojnë 226 863 mijë persona, nga ku 220 748 persona me vëndlindje në Shqipëri dhe 6115 kanë shtetësi të huaj. Por shifrat në Vlorë tregojnë se banojnë më pak, duke arritur në 146 681 persona nga ku 142 881 persona janë me vendlindje në Shqipëri, ndërsa 3800 me shtetësi të huaj.
Por nga cilët shtete kanë ardhur për të jetuar në Durrës dhe Vlorë?
Sipas Censit 2023, në Durrës kyresojnë shtetasit italianë duke arritur në 413 persona, më pas renditen ata grekë në 147. Shqiptarët e Kosovës janë të tretët të cilët janë zhvendosur në Durrës dhe sipas Censit janë 101 në total. Shtetasit francezë renditen të katërtit dhe janë 62 në total dhe ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë në 42.
Por në Vlorë, parë dhe në këndvështrimin gjeografik, shtetasit grekë kryesojnë duke arritur në 526 persona, dhe në vend të dytë ndryshe nga Durrësi, zhvendosen shtetasit italianë ku sipas Censit janë 191 persona.
Edhe në Vlorë shqiptarët e Kosovës renditen të tretët duke arritur në 89 persona. Shtasit amerikanë renditen të katërtit dhe janë 69 persona, ndërsa ata francezë renditen të pestit dhe janë në total 53 persona./ S,M