Aplikacioni i mesazheve “Telegram” më në fund ka vendosur t’u përgjigjet thirrjeve për t’u regjistruar në skemat e mbrojtjes së fëmijëve, raporton “BBC“.
“Telegram” ka rënë dakord të punojë me një organ të njohur ndërkombëtarisht për të ndaluar përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM).
Internet Watch Foundation (IWF) është një nga shërbimet kryesore në internet për të parandalojnë përhapjen e këtyre materiale.
Telegram kishte refuzuar vazhdimisht të angazhohej me të ose ndonjë skemë të ngjashme.
Por, katër muaj pasi themeluesi i saj Pavel Durov u arrestua në Paris për dështimin e kontrollit të përmbajtjeve ekstreme, platforma ka njoftuar një vendimin e rëndësishëm.
IWF e ka përshkruar vendimin e Telegram si “transformues” dhe paralajmëroi se ishte hapi i parë në një “rrugëtim shumë më të gjatë” për aplikacionin.
“Duke u bashkuar me IËF-në, Telegram mund të fillojë vendosjen e mjeteve tona lider në botë për të siguruar që këto materiale të mos shpërndahen”, tha Derek Ray-Hill, CEO i Përkohshëm në IËF.
Telegram përdoret nga rreth 950 milionë njerëz në mbarë botën dhe më parë e ka pozicionuar veten si një aplikacion i fokusuar në privatësinë e përdoruesve të tij. Megjithatë, ai nuk zbatonte normat e politikave të prioritizuara nga kompanitë e tjera globale të mediave sociale.
Në gusht, themeluesi miliarder i aplikacionit u arrestua në një aeroport në veri të Parisit.
Durov akuzohet se ka dështuar të bashkëpunojë me organet e zbatimit të ligjit mbi trafikun e drogës, përmbajtjen seksuale të fëmijëve dhe mashtrimin.
Kjo akuzë u ngrit pasi disa media raportuan se kishin identifikuar raste kur persona me precedent penalë përdornin aplikacionin për të reklamuar drogë, për të ofruar shërbime të krimit kibernetik dhe si dhe për mashtrim./ S,M