“”Big Brother” hap dyert së shpejti dhe po kërkon për TY! Nëse mendon se historia jote meriton të dëgjohet, mes VIP- ave mund të jesh edhe ti!” — ishte ky postimi që u bë në llogarinë zyrtare të Big Brother Albania disa ditë më parë, duke lënë të kuptohet se ky sezon do të kishte pjesë të saj VIP-a dhe njerëz të zakonshëm.
Njoftimi për Big Brother 4
Mirëpo produksioni ka ngritur dyshime të reja përsa i përket se si do të funksionojë ky sezon. Pas një kërkimi në llogarinë e tyre, postimi është fshirë.Nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse ky postim është fshirë. Mos ndoshta produksioni po ndryshon sërish mendim se kush mund të bëhet pjesë e reality show-t?
S,M