SHBA/ Masakër në një shkollë të krishterë, dy të vrarë dhe disa të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa kanë mbetur të plagosur në bilancin e sulmit me armë të ndodhur në një shkollë të krishterë në Wisconsin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në shkollën Abundant Life Christian School, në Madison. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, nga ajo çfarë përcjellin burimet lokale tregojnë se autori i sulmit ka vrarë veten menjëherë pas aktit makabër.

Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë nëse ai përfshihet në numrin e viktimave, teksa policia konfirmoi se autori i të shtënave është neutralizuar.

Raportet e para thonë se sulmuesi hyri në shkollë dhe hapi zjarr. Ende nuk dihet nëse viktimat janë nxënës, pjesëtarë të stafit, apo të dyja palët.

Zona rreth shkollës, e cila ndodhet në Dane County dhe ka rreth 390 nxënës nga kopshti deri në klasën e 12-të, është aktualisht e rrethuar nga forca të shumta policore.

“Ky është një hetim aktiv dhe i vazhdueshëm,” thuhet në një deklaratë të policisë së Madison-it. “Më shumë informacione do të publikohen sapo të jenë të disponueshme. Për momentin, u kërkojmë qytetarëve të shmangin këtë zonë.”

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para pushimeve të Krishtlindjeve, ndërsa nxënësit po përgatiteshin për një ndeshje basketbolli të planifikuar për mbrëmjen e së hënës.

/E.S

Të fundit

5-0 për të na zbritur me këmbë në tokë! Europa nuk të fal…!

Nga ERVIN BAKU "Kujdes euforinë", shkruaja 10 ditë më parë. Isha ndër shumë të paktët syresh, në mos i vetmi......

U përplas me pemën gjatë ndjekjes nga policia, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte...

Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. kreu i qeverisë ka mbërritur me helikopter ushtarak “Cougar”. Kujtojmë se Rama është kthyer vetëm orët...

Policia në aksion/ Bastisje në Agjencinë e Kadastrit dhe atë të Arkivave Shtetërore

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave. Operacioni u...

“Nuk do lëviz asnjë administrator!”/ Kryebashkiaku i Konispolit si ‘trembet’ shkarkimit

Pas debatit që ka patur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Konispolit, Erges Dule, për shkarkimet e drejtorëve e administratorëve, ka ardhur reagimi i këtij...

Lajme të tjera

Web TV