Zgjedhjet 2025/ Mërtiri “ia plas” Berishës: Nuk prodhon më politikë, Ramës i intereson…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti, Ergys Mërtiri u shpreh se në politikën shqiptare SPAK-u është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, Berisha nuk po prodhon politikë, por e ka betejën me institucionin. Mërtiri vijoi duke thënë se Ramës i intereson të ketë Berishën përballë dhe ka bërë gjithçka ta ketë atë kundërshtar.

“Unë besoj që ajo që është gjëja më e rëndësishme në politikë është SPAK-u. Berisha do kapi pak vota dhe nëse këto vota do të përçahen më pas , sigurisht që Sali Berishës bie cdo lloj alibie. Ai kërkon të kapet që unë jam kreu i opozitës dhe duan të më sulmojnë mua. Duke më sulmuar duan të mbajën Ramën në pushtet.

Nëse ai ka pak vota ai nuk rrezaton që është lider i opozitës, atëherë bie alibia e tij përballë SPAK-ut dhe gjithçka bëhet më e lehtë. Berisha po mbrohet politikisht përpara SPAK-ut, po e akuzon SPAK-un si një gjyq politik. Berisha po mban njerëzit besnik rreth vetes, nuk po prodhon politikë.

Këtu nuk ka politikë, ka betejë të një partie me një institucion. Nuk është politikë, është mekanizëm mbrojtës. Ai do ta kthejë partinë në gazernë, do mbyllet në një bunker duke u mbrojtur nga gjyqet e mundshme.

Akuza për korrupsion do i përkthehet në një çështje hetimore. Rama nga ana tjetër nuk e bën marrëveshjen me Berishën. Ramës i intereson të ketë Berishën përballë dhe ka bërë gjithçka të ketë Berishën përballë.” – u shpreh Mërtiri./  S,M

Të fundit

Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata SHBA sipas të gjitha gjasave nuk do të ishte pronncuar sërish për non gratën e Sali Berishës, nëse nuk...

Falë AI moti tashmë do të jetë i saktë deri në 15 ditë

Problemi me parashikimet e motit është gjithmonë i njëjtë. Ardhja e Inteligjencës Artificiale , megjithatë, mund të kufizojë gabimet, duke premtuar se do t'i bëjë parashikimet të...

Siguria kibernetike/ Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar, propozimi shkon te kryeministri

Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetike. Sipas vendimit...

SHBA i tha sërish ‘Jo’ Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump!

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i...

Parashqevi Simaku komunikon me të birin pas shumë vitesh, flet edhe me ish-bashkëshortin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka shpërndarë një lajm të gëzuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka arritur...

Lajme të tjera

Web TV