“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (Mcri) në Melburn, Australi, të cilët analizuan gjithsej 30 raste të grave shtatzëna të infektuara, 27 prej të cilave humbën jetën.

Kjo tregon një shkallë vdekshmërie prej 90% njëqind, ndërkohë që infeksionet njerëzore të lidhura me shpërthimet e viruseve të shpendëve shumë patogjene po rriten globalisht.

Ekspertët përsërisin “nevojën për të konsideruar gratë shtatzëna një prioritet në programet e gatishmërisë ndaj pandemisë”. Duke shtuar se “megjithë rrezikun e lartë, kjo popullatë shpesh përjashtohet nga provat e vaksinave dhe has vështirësi në aksesin në programet publike të vaksinimit”.

Një nga autorët e studimit australian, studiuesja Rachael Purcell, thekson se “një ndryshim paradigme nevojitet për të përfshirë sistematikisht gratë shtatzëna në programet ndaj pandemisë dhe për të shmangur vdekjet “. Studiuesit nënvizojnë se si situata “përkeqësohet nga rritja globale e infeksioneve njerëzore të shkaktuara nga viruset e shpendëve shumë patogjenë”.

Raporti më i fundit alarmues erdhi nga Shtetet e Bashkuara, ku rasti i parë i sëmundjes së rëndë të lidhur me gripin e shpendëve A/H5N1, u regjistrua në një pacient të shtruar në spital në shtetin e Luizianës, pasi ra në kontakt me zogj të sëmurë dhe të ngordhur në oborrin e shtëpisë. Kalifornia ka shpallur tashmë një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

“Gripi i shpendëve po përparon në Shtetet e Bashkuara dhe po shqetëson gjithashtu Evropën, e cila po grumbullohet me vaksina, përveç Italisë. 2025 rrezikon të jetë vërtet viti i gripit të shpendëve”, paralajmëron Matteo Bassetti, drejtor i sëmundjeve infektive në spitalin poliklinik San Martino në Xhenova të Italisë, i cili apelon autoritet italiane të organizophen dhe të jenë në gatishmëri nga ëprphapja e këtij virusi, që mund të fitojë aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu.

Lexo edhe :  Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

“Një artikull i botuar në “Science”, thotë se mungon vetëm një mutacion shumë i vogël që virusi të bëjë kërcimin përfundimtar të specieve dhe të fitojë aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu”, thekson mjeku italian./   S,M

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV