Nazmiu ka kërkuar të përballet me vëllanë e tij, Agimin në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një prone. Ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, shpjegoi në hyrje se Nazmiu vjen edhe pas humbjes së bashkëshortes ndaj për të përbën dhimbje të dyfishtë kjo problematikë.
Ai ka ndërtuar një shtëpi në Prrenjas dhe për të ndihmuar Agimin që s’kishte mundësi, mendoi që të dy të ishin bashkëpronarë. Nazmiu është kujdesur që çdo centimetër i shtëpisë të ndahet të barabartë mes tyre. Më vonë për shkak të disa vështirësive familjare, Nazmiu e la shtëpinë në fshat për të jetuar në qytet dhe në këtë pronë mbeti Agimi
“Kur jam larguar të kam lënë gjithçka dhe kisha një besim jashtë mase mbi të gjitha gjërat sepse nuk kisha asnjë lloj… jemi ulur me vëllain, kemi sqaruar gjithë anët ekonomike, kemi rënë dakord ku plus, ku minus, çdo gjë ishte në rregull, punët shkonin vaj. Unë po shikoja drejtimin tim, vëllai po shikonte drejtimin e vet. Nuk kishim asnjë lloj problem në këtë drejtim”, i drejtohet Nazmiu vëllait.
Gjatë kësaj kohe, Agimi ndërmori veprimet e tij. Ai vendosi që në pronën e Nazmiut të qëndronte motra sepse donte të mos haste vështirësi në rritjen e fëmijëve. Nga ana tjetër, ai nuk u konsultua asnjë çast me Nazmiun./ S.M