“Gjithnjë, në këto raste, ndihme pakza i pezmatuar kur shoh mungesën e fytyrave të njohura, miq të këtij vendi, të cilëve iu është dashur të fluturojnë drejt destinacioneve të tjera. E di që të gjithë ata i merr malli për Shqipërinë dhe kohjën aspak monotone që kanë kaluar këtu.
U përcjell urimet e mia më të përzemërta, dhe kërkioj që kur të keni mundësinë, tua thoni që keni respektin dhe mirënjohje tonë të përhershme. Ndërkohë iu uroj mirëseardhje të ngrohtë të rinjve që vijnë në këtë tryezë.
Jam i bindur se tani ndihen si në shtëpi. Ndërsa i qasemi një viti të ri zgjedhor, jam i sigurt që pyetjet që vijnë për zjgedhjet e përgjithshme që po vijnë, do të zënë shpejt vend në shkresart e raportet tuaja.
Besoj, kam një ide mjaft të mirë se kush do të dalë fitues, por përtej shakave, mund tju siguroj se se pavarësisht se për kë palë politike do të votojnë shqiptarët ata që të gjithë do të vendosin tu qëndrojnë vlerave dhe parimeve të komunitetit euroatlantik. të nxisin arritjen e objektivit historik për tu bërë anëtarë të mirë e krenarë të familjes së bashkuar evropiane, të mbështetin liritë individuale. shtetin e së drejtës dhe demokracinë.
Këto janë zotime të panegociueshme që shkojnë përtej moshës, gjinisë krahinës apo bindjes politike të shqiptarëve. Shqipëria nuk njeh plan B, por ka vetëm një plan të padevijueshëm e të padiskutueshëm, atë për tu anëtarësuar në BE./ S,M