Revolucioni teknologjik, të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës.

UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim.

Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç marrin pjesë në trajnime, duke u renditur të fundit në krah të Tailandës dhe Mongolisë në mesin e 30 vendeve të klasifikuara në grupin me të ardhura të mesme.

Kjo pjesëmarrje e ulët në të ardhmen bëhet pengesë për rritjen e produktivitetit të punës dhe për kapërcimin në një nivel tjetër ekonomik.

Nga vendet e të njëjtit grup, pjesëmarrjen më të lartë në trajnime për rritjen profesionale e kishte Bjellorusia me rreth 18%, e ndjekur nga Tavaluja me 14%.

Në ekonomitë e sotme me zhvillim të shpejtë teknologjik, njohuritë dhe aftësitë mund të vjetërsohen shpejt dhe nuk u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës po bëhet gjithnjë e më shumë thelbësor për integrim në tregje. UNESCO mblodhi të dhënat në 120 vende të botës për të krahasuar pjesëmarrjen e të rriturve në trajnime dhe arsim dhe rezultoi se Shqipëria renditet nga fundi për nivelin e ulët të trajnimeve pas periudhës së përfundimit të shkollës.

Në krahasimin e të dhënave, UNESCO zbuloi se pjesëmarrja në arsim dhe trajnim është i ulët në nivel global. Në rreth 30 vende trajnohem më pak se 5% e të rriturve dhe në 13 vende rreth 10% e të rriturve zhvillohen më tej profesionalisht.

Lexo edhe :  1874 shqiptarë në listë për t’u dëbuar

Nga vendet më të ardhura të ulëta shquhen për trajnim në mbi 5% të popullsisë së rritur Bolivia, Madagaskari, Nigeria dhe Timor-Leste.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, vetëm Bjellorusia dhe Tuvalu kapërcejnë pragun prej 10%. Normat më të larta të pjesëmarrjes në trajnime dhe arsim profesional vërehen në vendet nordike si Danimarkë (20%), Finlanda (22%), Norvegjia (24%), Suedia (25%) dhe Islanda (30%).

Megjithatë, edhe brenda grupit me të ardhura të larta, 16 vende raportojnë përqindje pjesëmarrjeje nën 5%.

UNESCO vlerëson se faktorë të tjerë, përveç nivelit mesatar të të ardhurave të një vendi që mund ndikojnë pjesëmarrjen në arsim dhe trajnim janë politikat kombëtare dhe qëndrimet kulturore ndaj arsimit.

Psh në vendet nordike një kombinim i normave kulturore, politikave shtetërore dhe mundësive fleksibile për të mësuar kanë kontribuar në norma të larta të pjesëmarrjes se të rriturve në arsim./ Monitor/kb

Të fundit

Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

Prindërit duhet ta respektojnë fëmijën dhe të vendosin kufij të rreptë midis çështjeve që i shqetësojnë dhe atyre që...

Shën Valentini po afron!Shenjat e Horoskopit që dita e të dashuruarve do t’i gjejë beqarë

Dita e Shën Valentinit po afron, çiftet po përgatiten të mbushin rrjetet sociale me histori dashurie dhe foto me çokollata në formë zemre. Por nga...

I dënuar me 14 vite burg, arrestohet në Luksemburg “skifteri” i bandës së Niklës

Operacioni “Together”, në pranga 1 shtetas i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda, dhe 1 shtetas i akuzuar nga...

Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në qeli pronarin ngriti ‘skemën piramidale’

 Gjykata e Posaçme rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. TIRANE-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben...

Dosja“Partizani”/Shtyhet sërish seanca paraprake,ja arsyeja dhe data kur do të zhvillohet

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Seanca e sotme ka zgjatur për 40 minuta ku mësohet se nga mbrojta e Jamarbër...

Lajme të tjera

Web TV