Qytetaret ne disa vende te rajonit, kane irganizuar bojkot ndaj marketeve per shkak te cmimeve te larta.
Ky fenomen ka arritur edhe ne Shqiperi, ku diten e djeshme eshte shperndare edhe kalendari me datat e bojkotit ndaj marketeve me te medha ne vend.
Thirrja per bojkot ne Shqiperi, eshte fillimisht 1 ditore dhe nis me 5 shkurt 2025, ndaj Big Market, 6 shkurt ndaj Conad, 7 Shkurt ndaj Albmarket, 8 shkurt ndaj Xhangolli, 9 shkurt ndaj Eco Market dhe 10 shkurt ndaj SPAR.
Ne Maqedonine e Veriut, thuhets e ditete fundit si pasoje e bojkotit nga qytetaret, shitjen e marketeve kane rene me 40 per qind.
Por bojkoti atje, po raportohet se do te vazhdoje, pasi konsumatoret jane te pakenaqur me cmimet.
Në rrjetet sociale sërish kanë nisur thirrjet për bojkot të marketeve të premten si shkak i çmimeve të larta, kryesisht të produkteve ushqimore.
Në një anketë për Alsat, qytetarët shprehen pro bojkotit të sërishëm e madje duke kërkuar që bojkoti të bëhet më i shpeshtë derisa pronarët e marketeve nuk vetëdijesohen.
“Jam për bojkot, sigurisht. Këto që kanë kompani, që prodhojnë duhet t’i ulin çmimet, nuk mundet kështu. Kryesisht për ushqimin, për veshmbathje nuk është problem, I mbaj edhe të vjetra”, tha një qytetar.
“Nuk kam vërejtur të them të drejtën. Edhe bashkëshortja ime nuk kishte vërejtur, ajo më shumë është për këto gjëra. A jeni për një ditë tjetër apo bojkot njëditor çdo javë? Kjo mundet, më shumë herë. Por ato sërish i kompenzojnë çmimet.
Nëse sot nuk kam blerë atëherë duhet të blej nesër sërish me çmimin e tyre. Nuk më duket shumë e logjikshme.
Duhet zgjidhje tjetër ndërsa apeloj kapitalistët që kanë këto dyqane mos t’i ngrisin çmimet, mos të pasurohen në llogari të popullit”, u shpreh një qytetar tjetër.
Bojkot edhe ne Kosove
Pas fillimit të bojkotit të marketeve në Kroaci më 24 janar, një javë më vonë edhe qytetarët e Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut nisën aksionin për bojkot të marketeve dhe tregjeve, në shenjë pakënaqësie për çmimet e larta.
Ne Kosove, eshte raportuar se pas protestes 1-ditore, bojkoti do vazhdoje edhe me tej ne rast te mos ndryshimit te cmimeve ne markete.// S.M