“Pa shtyllë kurrizore”/ 2 muaj pas sherrit, Xhelal Mziu e Gjekmarkaj bëjnë fushatë bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth dy muaj pasi u përfshi në vorbullën e rrjeteve sociale duke shpërndarë në profilin e tij në Instagram një “meme” që ironizonte deputetin Agron Gjekmarkaj, kolegu i tij demokrat, Xhelal Mziu është paraqitur krah tij në një takim elektoral të Partisë Demokratike.

Pas protestës së 23 dhjetorit, ku Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital, Mziu shpërndau postimin ku thuhej se kolegu i tij është “pa shtyllë kurrizore”.

“Është me fat që është gjallë Doktor! Kur marrim parasysh që s’ka shtyllë kurrizore!”, thuhej në postimin me foton e Gjekmarkaj në spital, e ku vizitohej nga kryedemokrati Sali Berisha, të cilën Mziu e ndau në profilin e tij.

Sakaq, takimi elektoral ku Mziu dhe Gjekmarkaj kanë marrë pjesë është realizuar në Caserta të Italisë më 3 shkurt.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të turit të deputetëve të PD para zgjedhjeve të 11 Majit, ku janë duke takuar përfaqësues të diasporës shqiptare./E.T

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV