Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025-ën.

Në raport përmendet se prioritizimi i qyteteve të vogla evropiane është çelësi për marrjen e përvojave të personalizuara të një kulture të re.

Ky përfundim vjen pasi janë shfaqur shqetësime për mbiturizëm dhe mbipopullim të vendeve të njohura të pushimeve ndaj njerëzit tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike.

Ndër qytetet e vogla që propozohen për t’u vizituar gjatë këtij viti, renditet dhe qyteti i ngurtë i Gjirokastrës.

Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurit, është një thesar i fshehur në Ballkan. Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë kodre dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me një fraksion të kostos së destinacioneve më të famshme.

Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar, me shfaqje muzikore tradicionale dhe vepra artizanale të ekspozuara.

Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zanatet vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare”, përshkruhet në raport qyteti turistik shqiptar.

Qytetet e vogla për t’u eksploruar në Evropë

Gjirokastra, Shqipëri

Hallstatt, Austri

Bolgheri, Itali

Cesky Krumlov, Republika Çeke

Lavenham, Angli

Staufen im Breisgau, Gjermani

Saint-Genies, Francë/kb

Të fundit

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë, sipas një...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Lajme të tjera

Web TV