“Chat Theme” është opsioni më i ri për të personalizuar aplikacionin. Më shumë se 3 miliardë përdorues në botë mund të ndryshojnë ngjyrat e kutive të bisedës dhe sfondin duke realizuar një kërkesë të tyre të shprehur prej kohësh.
E bardha dhe e gjelbra do të jenë mes opsioneve si vjollcë, blu, portokalli dhe rozë. Gjithashtu, WhatsApp po shton 30 opsione të reja sfondesh. Si alternativë, përdoruesit kanë ende mundësi që të ngarkojnë një foto sipas përzgjedhjes së tyre.

“Mund të aplikoni të njëjtat ngjyra te bisedat tuaja ose ta bëni secilën të veçantë me ngjyra të ndryshme. Sido të jetë, ngjyrat e bisedës mund t’i shihni vetëm ju. Gjithashtu mund të ndryshoni ngjyrat në Channels”, thuhet në faqen e internetit të WhatsApp.
Për të ndryshuar ngjyrat e gjithë bisedave, shkoni në Settings > Chats > Default chat theme. Për ta personalizuar secilën bisedë, klikoni emrin e kontaktit (në iOS) ose menunë me tri pika (në Android) dhe më pas Chat theme.
Opsioni i ri tashmë ka nisur të aplikohet dhe do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën gjatë javëve në vazhdim./ S,M