Seria Samsung Galaxy S25 shënon një epokë të re të teknologjisë mobile, e fuqizuar nga një platformë e integruar me inteligjencë artificiale (AI), e cila përmirëson në mënyrë të përsosur produktivitetin, krijimtarinë dhe efikasitetin. Ndryshe nga veçoritë tradicionale të AI që funksionojnë në mënyrë të izoluar, Samsung ka zhvilluar një ekosistem të plotë me AI, ku çdo aspekt i pajisjes, nga kamera dhe jeta e baterisë te siguria dhe komunikimi—optimizohen përmes inteligjencës artificiale. Me AI të integruar thellësisht në zemrën e serisë Galaxy S25, përdoruesit përjetojnë një eksperiencë më intuitive, të personalizuar dhe efikase se kurrë më parë. Seria Galaxy S25 prezanton Samsung AI Ecosystem, një platformë inteligjente që bashkon të gjitha funksionalitetet e fuqizuara nga AI në një sistem të vetëm. Kjo qasje e integruar siguron që AI të mos funksionojë vetëm në zona të veçanta, por të përmirësojë gjithë përvojën e smartfonit në kohë reale.
Me One UI 7, seria Galaxy S25 është një shoqërues i vërtetë i AI që kupton kontekstin e nevojave dhe preferencave të përdoruesit dhe ofron përvoja të personalizuara të AI me privatësi të sigurtë në çdo hap. Çdo përmbajtje, veprim i juaji me telefonin do të analizohet nga inteligjenca artificiale për t’ju propozuar zgjidhje dhe përgjigje të përshtatshme për çdo situate nisur nga ndërpveprimet e mëparshme që ju keni patur. Një element përcaktues i One UI 7 është Now Bar, i cili i jep personalizimit një kuptim të ri duke integruar pa probleme veprimet tuaja të përditshme dhe aplikacionet më të përdorura në ekranin tuaj të kyçjes. Këtu do të kontrolloni argëtimin tuaj, do të caktoni kohën e stërvitjes më të mirë personale, do të merrni udhëzime për takimin tuaj të ardhshëm ose do të filloni të komunikoni në gjuhë të tjera. Now Bar do të jetë gjithashtu një pikë aksesi për përvojat më gjithëpërfshirëse ndonjëherë në Galaxy. Tani telefoni juaj nuk do t’ju bëjë vetëm tring tring, por do të fuqizojë stilin tuaj të jetesës.
Në çdo moment të ditës, Galaxy AI do t’ju mbajë të informuar dhe të frymëzuar me këshilla dhe rekomandime të zbatueshme, të përshtatura në mënyrë unike për jetën tuaj. Personalizimi arrin nivele të jashtëzakonshme ndaj përvoja do të jetë unike për çdo përdorues. Ky është padyshim evolucioni i radhës i Galaxy AI.Inteligjenca artificiale tashmë funksionon edhe në modalitetin e zërit, dhe jo më vetëm me shkrim: përdoruesi pyet me zë, AI përgjigjet gjithashtu me zë. Është thjesht mbresëlënëse. Për pjesën tjetër, telefonat inteligjentë Samsung kombinojnë funksione të panumërta të inteligjencës artificiale, si për produktivitetin (përkthim, përmbledhje, etj.) ashtu edhe për funksionet argëtuese, redaktimi etj.
Duke mësuar vazhdimisht nga ndërveprimet e përdoruesve, seria S25 ofron një përvojë të vërtetë të personalizuar dhe të thjeshtë. Me platformën e saj të integruar me AI, seria Galaxy S25 përfaqëson një hap drejt një të ardhmeje ku AI nuk thjesht ndihmon, por parashikon, përshtatet dhe optimizon çdo aspekt të përvojës së smartfonit. Qoftë për përmirësimin e performancës, forcimin e sigurisë apo revolucionimin e komunikimit, ekosistemi i AI i Samsung garanton që seria Galaxy S25 nuk është thjesht një pajisje inteligjente, por një asistent inteligjent që e bën jetën tuaj më të lehtë, më efikase dhe më intuitive. E ardhmja e AI në smartphone është këtu, dhe me serinë Galaxy S25, ajo është më e fuqishme se kurrë.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.