Saranda, gati për sezonin veror/ Numër i lartë rezervimesh, operatorët: Sezon premtues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saranda po bëhet gati për të mirëpritur mijëra turistë që do ta vizitojnë qytetin bregdetar gjatë verës dhe jo vetëm. Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë Arben Çipa pohon se hotelet, apartamentet dhe plazhet kanë nisur më herët nga përgatitjet.

“Të gjitha subjektet janë të involvuara në përgatitjet e tyre duke filluar nga apartamentet deri te hoteleria. Plazhet që është një çështje kryesore sidomos për sivjet kane filluar te organizohen, në fazën e asaj çka quhet përgatitja e dokumentacionit te tyre, duhet theksuar se me ndryshimin e ligjit do te kemi dhe vështirësi dhe surpriza, dhe ngatërresa në një farë forme se çdo subjekt ka të drejtë të aplikojë”, u shpreh  ai.

Çipa thotë se gjatë verës duhet të ketë një vëmendje më të shtuar kryesisht për menaxhimin e trafikut dhe pastërtisë.

“Mendoj se sivjet për atë që do quhej menaxhim më i mirë në qytet, i gjithë autoriteteve, si autoriteti i trafikut, pastrimi, OSHEE, duhet të rikujtojmë gjithë këto faktorë që menaxhimi i trafikut duhet të jetë i mirëorganizuar që nga fillimi i sezonit. Rrugët e daljes në qytet të jenë me të shumta sesa ato te hyrjes në qytet. Kjo është provuar dhe ka funksionuar shumë mirë, por edhe nëse nuk funksionon është shumë e lehtë për ta ndryshuar modelin. Sa i përket çështjes se pastërtisë është diçka që duhet monitoruar çdo ditë e çdo javë derisa sezoni të thotë që tani jam unë, qetësia dhe jo zhurma e turistit.”, shtoi Çipa.

Deri më tani rezervimet në strukturat akomoduese janë premtuese, por do të jetë fundi i marsit që do të japi sinjale me të qarta për prezencën turistike të këtij sezoni. Nuk kanë munguar as turistët e organizuar me grupe.

Lexo edhe :  Nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë djalin dhe bashkëshorten e komisionerit të PS-së

“Mesa bisedojmë me hotelieret situata duket premtuese, por tregues është fundi i Marsit për para rezervimet, në nivelin që ato kanë arritur nga individë, por nga grupet e operatorëve situata duket e mirë, dhe rezervimet duken të jenë premtuese, kështu që besoj se do kemi serish një sezon premtues në rast se nuk krijojmë problematika për shqetësimet e vitit të kaluar, po besoj se ajo zilja që ra vitin e kaluar na ka mbetur tingulli për sivjet për t’u korrigjuar dhe për të patur një sezon të mbarë. Ajo që duket premtuese për turizmin është një pjesë e mirë me grupe turistësh grekë dhe francezë filluan sivjet herët për të vizituar qytetin tonë dhe kjo është një shenjë e mirë që do këtë vazhdimësi dhe shtim në numër të tyre.”, tha Çipa.

Ketë vit operatorët turistik në Sarandë shfaqen optimist , për një sezon më i mbarë se i shkuari./   S,M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV